Amaneti i prindit për birin e tij të posa fejuar… Babai i djaloshit ishte diagnostifikuar me kancer, një muaj pasi biri i tij ishte fejuar, pasi kanceri ishte në fazën e fundit, e dinte babai se nuk do ta arrite dasmën e të birit të tij për këtë kërkoi një letër dhe një stilolaps dhe i renditi këto fjalë:
Biri im i dashur,po ta shkruaj këtë letër, se ndoshta Zoti nuk do të më jep afat të të përqafoj fortë e të ta uroj martesën! Për këtë më lejo të t’i dhuroj disa këshilla, që i kam mbledhur përgjat jetës time ngase ato do të duhen nëse do të jetosh i lumtur!
Biri imdije se po merr një vajzë e cila në familjen e saj ka qen e ledhatuar nga prindërit e saj, e dashur nga vëllezërit e motrat e saj, e respektuar nga mesi ku ka jetuar, për këtë ofroja dashurin ledhatimin dhe respektin që meriton. Ngase ajo i ngjan bletës që nëse e bën të lumtur ta dhuron mjatin e nëse e hidhëron dhe torturon ta dhuron thumbin.
Biri imAsnjëherë mos ia ofendo prindërit e saj, nëse do të mos i ofendoj prindërit e tu, e as mos i fyej ata, ngase nëse ka guxim do t’i fyej prindërit e tu haptas, e nëse nuk ka guxim, do t’i mallkoj ata fshehtas.
Biri imGruaja do që t’i vlerësohet mundi i saj dhe të falenderohet për punën e saj, për këtë lavdëroje kur e gjen shtëpinë tënde të pastër, e ushqimin tënd të përgatitur, e rrobat tua të hekurosura… e nëse ndonjëherë nuk i gjen mos “uluro” ngase sa është përgjegjësia e saj është edhe e jotja në këto gjëra andaj bëhu krahu i saj e jo mallkuesi i saj.
Biri imDije se familja jote sa do e madhe që është nuk e zëvendëson familjen e saj, andaj sa herë që kërkon te prindërit e saj të shkoj dërgoje, ngase ky është respekti më i madh që ia bën dhëndëri familjes së saj.
Biri imgruaja nga natyra e saj është e dobët andaj do mbështetje, nga natyra e saj është e ndjeshme si qelqi andaj do përkujdesje, nga natyra e saj është e dhimbshme andaj nëse sheh në sytë e saj lot dhe ta tregon arsyen fshija lotët e saj dhe përqafoje, e nëse nuk ta tregon arsyen dije biri im se arsyeja je TI por nuk ta thotë ngase ka frikë të të lëndoj.
Biri imEdhe sikur në pallate njeriu të jetoj e kaplon një ditë monotonia, për këtë shetitu koh paskohe me të, gëzoje me dhurata aq sa ke mundësi dhe hani ushqime jashta shtëpisë ndonjëherë ngase kjo ia lehtëson barrën asaj dhe e shton dashurinë në mes jush.
Biri imthonë se vjerra dhe reja janë betuar se do ta luftojnë njëra tjetrën sa të jenë gjallë, por kjo nuk është e vërtetë, këtë luftë e kanë shpikur adetet dhe zakonet tona, ngase vajzën e llogarisin si një “hajdute” e cila ka ardhur për ta vjedhur princin e nënës dhe për t’ia shkatërruar fronin e saj! Jo biri im, vajza gjithëçka që do është të llogaritet si pjesë e familjes ku vlerësohet prezenca dhe mundi i saj, respektohet mendimi i saj dhe nuk nëpërkëmbët krenaria e saj.
Biri imJu dy së bashku jeni arkitektët e lumturisë tuaj, sjelljet tuaja janë shtyllat e saj, fjalët tuaja janë tjegullat e saj, dashuria dhe kujdesi për njëri tjetrin janë kurora apo kulmi i saj, andaj ndërtone lumturinë tuaj para se ta ndërtoni shtëpin tuaj.
Biri im, shpejtë u bëre burrë, por dije se burrëria nuk të humbet nëse kërkon falje për ndonjë gabim të bërë dhe përmirësoje veten tënde çdoherë, ngase një bashkshort i suksesshëm është ai i cili i peshon fjalët para se ti thotë, dhe e kontrollon veten para se të veprojë. Dije se shkurorzimi është më i lehtë për Zotin se sa ngritja e dorës ndaj gruas pa të drejtë.
Biri im selam dërgoj edhe Bijës dhe rejës time të dashur dhe thuaj: Mirë se erdhe në shtëpinë tënde të re, në familjen tënde të re dhe në parajsën tënde të re.Zoti ju bashkoi jo që ta shkatërroni njëri tjetrin por ta plotësoni lumturinë e njëri tjetrit andaj përmbusheni vullnetin e Zotit. Biri im ti je thesari dhe ëmbëlsia e zemrës time. Të don BabiPërgditur nga Dr. Dr. Rijad Imeri