19 vjetë pritje të një fëmije.

Rrëfim nga dr. Ismail Lutolli

Nëntëmbëdhjetë vjet mallë, mërzi, dështime e përpjekje për të gëzuar një fëmijë në duar, për të dëgjuar vajin e një fëmije e për të shijuar buzëqeshjen e tij.
Shpresa duhet të vdesë e fundit, edhe në këtë rast pas nëntëmbëdhjetë vitesh Zoti solli mrekullinë, djalin e quajtur DIELLI, djaloshin që ngrohi jetën e shpirtin e familjes Totaj.

Sot ishte në kontrollë në spitalin Pediatrik gjatë punës sime. U emocionova mjaft dhe u kënaqa me buzëqeshjet e tij.
Sa rrugë ishte bërë e sa ditë, netë e vite kishin kaluar derisa Dielli erdhi në jetë.

Kurrë mos i humbisni shpresat, kurrë mos u dorëzoni, sepse Zoti bën mrekulli edhe kur duket se gjithçka ka përfunduar.
Uroj të rritet me shëndet dhe të jetë lumturia e gëzimi i familjes Totaj. /Familjadheshendeti.com