Përktheu: Jeton Zenuni
Megjithëse jemi NE ata që e prezantojmë fëmijën tonë me jetën dhe e mësojmë atë për gjithçka, ka disa gjëra më të thella, që në fakt këto krijesa të vogla na mësojnë ne prindërve.
Momentin kur bëhesh prind, është krejt normale që TI të jesh personi i cili e mëson fëmijën tuaj për gjithçka në jetë. Por, nëse i kushtoni vëmendje, do ta kuptoni se edhe vetë foshnjat e sapolindura, për çdo ditë na mbajnë leksione të rëndësishme ne prindërve.
1. Besoju instinkteve tuaja
Ti mund të shfletosh doracakë, të bësh kërkime nëpër Google dhe të pyesësh mjekun, miqtë dhe familjen tuaj, por do të vijë koha kur do të ndalosh së bëri këtë dhe do të fillosh ta ndjekësh intuitën tuaj, atë të nënës. Sepse vetëm atëherë kur ti ndihesh sikur nuk po e kupton se për çfarë ka nevojë fëmija juaj – do të fillosh ta deshifrosh vajin e bebit tuaj, dhe papritmas do të kuptosh saktësisht se çfarë duhet të bësh në ato momente. Jam i sigurt se mund t’ia dalësh mbanë, ti nënë e re! Vetëm vazhdo t’u besosh instinkteve tuaja. Fëmija juaj është pjesë e juaja dhe do t’ju tregojë saktësisht se për çfarë ka nevojë.
2. Liroje veten nga pritjet
Ndoshta keni planifikuar që të keni një gjidhënie plotësisht natyrale ose të mos i jepni foshnjes suaj biberonin, por gjërat mund të kenë rrjedhur ndryshe nga ajo çfarë keni planifikuar fillimisht. Ditët e para të amësisë janë të parapara vetëm për fëmijën tuaj dhe atë që ajo ka nevojë. Në ato momente, ajo po ju mëson juve të ndaloni së përpjekuri të jeni të përsosur dhe thjesht të jeni vetja juaj. Fëmija juaj do që ju t’i ulni pritjet tuaja. Ju jeni gjithë çfarë fëmija dëshiron dhe ka nevojë.
3. Gjendja e gatishmërisë
E gjithë ajo që nevojitet kur fëmija juaj të ketë shpërthimin e parë në pelena, është që ju ta kuptoni se gjithmonë duhet të jeni gati me paloma të lagta, pelena dhe rroba rezervë.
4. Kuptimi i jetës
Në momentin kur bëhesh nënë, duket sikur fillon të ndihesh ndryshe shpirtërisht dhe fillon të ndihesh e zgjuar. Papritmas e kupton se ky njeri i vogël që ti po e do dhe po e rrit, është në fakt qëllimi i jetës suaj. Edhe pse gjithçka që keni bërë ndonjëherë është e vlefshme dhe e rëndësishme, asgjë nuk do të mund të matet e as të krahasohet me rritjen dhe edukimin e fëmijës suaj.
5. Është në rregull nëse qan
Mënyra më e mirë e komunikimit të cilën e di fëmija juaj, është përmes vajit. Fëmija juaj nuk dëshiron që ju të shqetësoheni kur ai/ajo ndihet e pakënaqur, andaj përpiquni ta lexoni vajin e tij/saj. Fëmija gjithmonë ju tregon diçka. Ai/ajo ju mëson se është në rregull të qajë. Vaji është një lloj spastrimi, dhe nganjëherë kemi nevojë që ta çlirojmë veten nga ajo që grumbullohet brenda nesh, në mënyrë që të ndihemi më mirë.
6. Vetëmohimi
Ju aktualisht jetoni çdo ditë për foshnjën tuaj të porsalindur, dhe megjithëse ky përkushtim është rraskapitës, në të njejtën kohë është edhe një ndjenjë e mrekullueshme. Fëmija juaj ju mësoi se si të jeni realisht vetëmohues. Megjithatë, ju mos u shqetësoni – me rritjen e foshnjës edhe juve do të fillojnë t’ju bijnë ndërmend dëshirat dhe nevojat tuaja, vetëm se tani do të keni një perspektivë më të gjerë karshi tyre.
7. Buzëqeshja është falendërimi më i mirë
Në momentin kur i porsalinduri juaj buqëqesh për herë të parë, ju do të harroni dhe do t’ia falni atij për gjitha netët pa gjumë, gjithë stresin emocional dhe ndryshimet në trupin tuaj. Ajo përpjekje e tij/saj e mrekullueshme për të të ofruar ty një buzëqeshje është mënyra e mirënjohjes së një fëmije për gjithçka që ju bëni për të, dhe kjo është gjithë ajo që ju nevojitet.
8. Jeto një jetë të mrekullueshme
Ndërsa në dorën tënde po e mban këtë këmbë të vockël dhe i shiqon me admirim gishtat e vegjël – ju kaplon ajo ndjenja e mrekullimit. Si u bë që diçka kaq e përsosur dhe kaq e bukur të përfundojë përnjëherë në duart tuaja? Për fat të mirë, pjesa më e bukur e prindërimit është pikërisht ai mrekullimi që ju e ndieni në atë moment, i cili ju mban deri sa fëmija juaj të rritet. Çdo herë që fëmija juaj zbulon diçka të re, ju do të dëshironi ta ndalni jetën tuaj, duke shtypur butonin e pauzës. Dhe megjithëse sot ju mund ta ruani dhe dokumentoni çdo kujtesë, është e vështirë ta ruani atë përjetim, përjetimin e atij momenti të papërsëritshëm. Dhe mbani mend, ju po jetoni këtë jetë të mrekullueshme, pikërisht falë fëmijës suaj! /www.familjadheshëndeti.com