Barnat laksative të lejuara në shtatzëni dhe gjidhënie

Nga Mr. Ph Laureta Berisha Kosumi – Farmaciste

Pjesa e tretë

Kapsllëku gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies shpeshherë shkojnë në kontinuitet. Disa nga shkaqet më të zakonshme janë : ndryshimet hormonale dhe vitaminat prenatale që përmbajnë hekur. Më vonë në shtatzëni, zgjerimi i mitrës mund të rrisë presionin në zorrë, duke shkaktuar gjithashtu kapsllëk.

Pas lindjes, gratë mund të vazhdojnë të përjetojnë kapsllëk për shkak të luhatjeve hormonale, barnat që përdoren te trajtimi i dhimbjes si rezultat i një episiotomie ose lindje cezariane, ose dehidratimi gjatë ushqyerjes me gji.
Barnat laksative NUK rekomandohen për trajtimin e kapsllëkut gjatë shtatzënisë, sepse ato mund të stimulojnë kontraktimet e mitrës dhe të shkaktojnë dehidratim.

Vajrat minerale nuk duhet të përdoren gjatë shtatzënisë, sepse zvogëlojnë thithjen e lëndëve ushqyese.
Mund të përdoren supozitorë ose mikroklizima me glicerinë dhe kamomili, tableta me permbajtje të kumbullës (emër tregtar: Buonerbe ), sirup me përmbaje të kumbullës (emër tregtar: Picolax), të gjitha këto vetëm nëse edhe pas një menyje ushqimore të shëndetshme, vazhdon një problem i tillë.
Nuk duhet përdorur çaja me përmbajtje të senes gjatë gjidhënies, sepse kalon përmes qumështit të gjirit tek foshnja dhe i shkakton barkqitje, duke quar në dehidrim dhe humbje të peshës.

Sqarim: të gjithë emrat tregtarë të paraqitur në shkrim janë për qëllime lehtësuese te lexuesit e assesi për qëllime reklamuese./FamiljadheShëndeti

Vazhdon…