Perime të pasura me Vitaminën C

Vitamina C është një nga vitaminat më të nevojshme për organizmin tonë, veçanërisht gjatë stinës së dimrit. Roli i saj është i pazëvendësueshëm në sintezën e kolagjenit, një nga proteinat më të rëndësishme në trupin tonë, në mbrojtjen imunitare, etj.

Vitamina C është shumë e rekomanduar të merret gjatë periudhave të infeksioneve, apo të gripit për shkak të forcimit të imunitetit. Përgjithësisht mund ta gjeni në frutat e tharta, si: limoni, portokalli, mandarina, apo në perimet, si: domatet, patëllxhani, etj. Ajo depozitohet në organizëm duke siguruar rezerva, edhe për periudhat kur mund të mos merret nga ne me anë të dietës ushqimore.

Megjithëse ne priremi të mendojmë për portokallin si ushqim për përmbajtjen e vitaminës C. Gjithashtu duhet të dini se disa perime në fakt kanë më shumë vitaminën C sesa agrumet tona të preferuara. Pra, në qoftë se ju nuk mund të rrisni një pemë portokalli, duhet të përpiqeni që të mbillni perime të pasura me vitaminën C në kopshtin tuaj.

Lakra jeshile, e cila është një perime e pasur e me vitaminën C, është e rekomanduar të pini vetëm një filxhan.

Kohlrabi, është një perime e pasur me vitaminën C që do t’ju ofrojë 84 miligramë të vitaminës C në një filxhan. Është e rekomanduar që gjatë ditës përdorët 70 deri në 90 miligram, vetëm një filxhan i kësaj perime do t’ju mjaftoi.

Lakër Brukseli gjithashtu është një perime e pasur me vitaminë C deri në 75 miligram.

Specat janë të pasur me vitaminën C, por varet edhe nga ngjyra e llojit të specave. Speci i gjelbër ka 95 miligram, ndërsa specat e kuq kanë rreth 152 kurse të verdhit mbi 340 miligramë.

Brokoli është një perime e pasur me vitaminën C që përmban 81 miligram të saj. Gatim brokolit shkakton humbjen e vitaminës, por nëse ju merrni për të ngrënë më shumë nga kjo perime ushqyese, ia vlen.

Dredhëza nuk është një perime, ky është një frut që është i lehtë të rritet në kopsht pranë perimeve që janë të pasura me vitaminën C. Çdo filxhan me dredhëza të freskëta përmban 85 miligramë e vitaminës C.

—–

Përshtati: Shkëlzen Rrecaj / #FamiljadheShëndeti