Kjo recetë është e përshtatshme për bebe 8 muajshe por nëse keni një fëmijë tjetër edhe më të rritur, kjo pure do ta bënte një vakt fantastik, mesë të plotë edhe për të.
Është e mahnitshme se si brokoli përzihet me karotën duke e bërë atë shumë kremoze dhe shumë të shijshme.
Pureja është e pasur me kripëra minerale (kalcium, hekur, fosfor, magnez, brom dhe potas), vitamin C, B1 dhe B2, E, A beta karotën, si dhe fibra ushqyese.
Përbërësit:
1 lule të madhe brokoli
1 karotë mesatare
Përgatitja:
- Zieni me pak ujë apo avull lulen e brokolit dhe karotën derisa të zbuten (rreth 10 minuta).
- Lëreni të ftohet.
- Vendosni brokolin dhe karotën e zier në blender për t’i bluar, hidhini nga lëngu i zier, derisa të fitoni masën me hollësinë e dëshiruar.
I bëftë mirë bebit.
Përgatiti: Blerta Kryeziu Thaqi / Familjadheshendeti.com