Si ta përfitoni zemrën e bashkëshortes?

Çfarë duhet të bëni që të riktheni dashurinë që kishit dikur?

Çfarë duhet të bëni që ta përfitoni përseri zemrën e saj?

Ku keni gabuar dhe ku duhet të pëmisoheni?

Nga Dr. Ismail Lutolli

Kaloi muaji i Mjaltit

Ditët e para të njohjes ishin ideale, gjithçka dukej e përkryer. Martesa ishte një ëndërr e sapofilluar. Me kalimin e viteve gjerat shkuan duke u venitur. Erdhi një ditë kur pyesni vetveten:

A isha ndonjëherë i dashuruar?

Çfarë bëra që gjërat shkuan në rrugën jo të duhur?

Çfarë po ndodhë me mua dhe dashurinë që dikur mbushte zemrën time?

A ka rrugë që të rikthej dashurinë që kisha dikur ?

Ndiqni keshillat e meposhtme dhe gruaja juaj apo partnerja juaj do ndryshoj e dashurohet perseri ne ju :

1.Gjeni kohë për të biseduar me njëri tjetrin.
Unë e kuptoj se ajo nuk interesohet për sportin që ju aq shumë e doni, për makinat e fundit por keni durim dhe dëgjojeni. Nuk është e thënë t’i pëlqejnë gjerat e njejta. Një buzëqeshje e lehtë do i tregoj se ju megjithatë po e përcillni dhe po merrni pjesë në bashkëbisedim. Merrni pjesë me ndonjë koment apo edhe pyetje dhe jepi te nëkuptojë se e dëgjon me vëmendje. Kjo do e bëj të ndihet e vlerësuar. Nëse ju përbuzni interesimin e saj veqse keni rrënuar një pjesë të dashurisë.

2.Kur ajo del nga shtëpia, i dëshiro një ditë të mbarë.
Mos hezito ti thuash bashkëshortes e cila po niset në punë apo në angazhime tjera jashtë shtepisë se do më marrë malli derisa të kthehesh. Shprehja mungesën që do të ndjeni derisa të kthehet dhe përqafone para se te niset Do ndihet e vlerësuar.

3. Dërgoni porosi gjatë ditës
Gjatë kohës kur jeni në punë apo obligime tjera, gjeni pak kohë që t’ja dërgoni një mesazh që do e ngroh zemrën e saj si :
” Të dua ”
” Dita është e gjatë kur nuk të kam pranë “;
” Më mungon buzëqeshja juaj, më mungon zëri i ëmbël ”
Do të befasoheni për ndikimin që do të keni. Mund të keni kaluar shumë vite së bashku dhe ju keni harruar se ekziston kjo formë për të ngjallë ndjenjat e bashkëshortes tuaj.
Dergoni nga një mesazh herë pas here ku shprehni ndjenjat e dashurisë dhe gjeni fjalët më të bukura.

4. Nëse jeni në shtëpi kujdesuni të përgadisni shtepine si duhet e pse jo edhe ushqimin që ajo e dëshiron .
Mos harroni se për femrat dashuria nis nga syri e pastaj zemra. Kur të keni mbaruar përgaditjen dërgojani një mesazh me fjalët: “dreka është gati ,të pres zemër….mos u vono “.

5. Kur të dilni nga shtëpia nëse bashkëshortja nuk ndodhet aty lëreni një shënim : ” do kthehem pas pak, të dua. Mos u mërzit do jem shumë shpejtë në shtëpi dhe pres me padurim të të takoj “.

6. Mos lejoni që pasditja juaj te zë monotonia e rutina e zakonshme. Bisedoni rreth temave që asaj edhe juve ju interesojnë. Propozo të dilni për kafe së bashku.

7. Shikojeni kur ka një film në kinema, merri biletat dhe dërgojani një mesazh : ” Sot dua të shikoj një film së bashku si dikur, dua të të ndjej si dikur”, fotografoja biletat dhe dërgoja me një zemër të madhe.

8. Në shtëpi kujdesuni për pamjen tuaj, veshjen, rrobat më të bukura që keni. Do ndjeheni ju mirë dhe ajo gjithashtu, do të dashurohet perseri.

9. Shtrati i gjumit ështe vend ku ka ndjenja, ka dashuri e përjetime, mos lejo që atë hapësirë ta merr TV, telefoni apo gjërat tjera.
10. Kur shkoni për te fjetur thuani në shaka : ” Nuk dua që shtratin tim të ndaj me TV, smartphone e internet. Të dua vetëm ty dhe përqafojeni lehtas. Do ndikoni shumë mbi ndjenjat e saj.

11. Për femrat terheqja fillon nga shikimi, sjellja, vlerësimi dhe krejt në fund vie edhe akti intim. Andaj mos harroni të respektoni pjesët e para, para se të vie deri te akti intim. Nëse rrënohen pjesët e para, e fundit do të jetë vetëm rutinë, por pa ndjenja dhe me kalimin e kohës do të vjen duke u renduar vetë raporti mes jush.

12. Kurrë mos e përulni në sytë e të tjerëve.
Nëse këtë e keni bërë mos e përsërisni kurrë. Ajo nuk do e harrojë këtë edhe me vite. Gjeni fjalët më të mira për të thënë rreth saj kur flitet me të tjerët. Vlerësojeni në sytë e familjarëve dhe shoqërisë së saj.

13. Mos i ofendoni familjarët e shoqërinë e saj.
Nuk ështe e thënë ti duani dhe të “çmendeni” pas tyre , por së paku respektoni pasi ata janë pjesë e saj sido që janë. Në veçanti respektoni dhe mbani raporte korrekte me familjarët e ngushtë.

14. Thuani shpesh që ështe e bukur dhe që ndjeheni mirë me të. Mos hezitoni ti thuani tërë vlerat qe ka si në pamje ashtu anën shpirtërore. Ka rëndësi për vetëbesimin e saj dhe kjo do e ndryshojë tërësisht. Gjeni diç më të mirën tek ajo dhe vleresojeni si : Vlerësoni sytë e bukur, fjalët e ëmbla, buzëqeshjen e veçantë etj etj…

15. Nëse diç nuk ju pëlqen tek ajo, fillojeni bisedën me ato që ju pëlqejnë dhe ngadalë shkoni te vërejtjet. Nëse ju ka lënë pas dore në dashurinë ndaj jush apo edhe ne jetën intime, do i thuani :
” Nihem shumë mirë me ju. Sa mirë i fillon përkëdheljet, sa fjalë të ëmbla keni, ju marr lakmi. Çmendem pas teje, por nuk të kam kurrë pranë. Të lutem dua të ndjej më shpesh prezencën tuaj “.
” Dua të jem pranë trupit tuaj me shpesh. Dua të ndjej kokën tuaj në krahrorin tim ” etj etj.

16. Në ndihmë me fëmijët ndiqeni të njejtën rrugë, mos u kurseni në punët e përbashkëta. Ndihmojeni për të gjitha, barte përgjegjësinë që të takon si baba. Duhet që së bashku të rrisim fëmijë që do të marrin shembull babin e tyre. Dua të jesh shembull për ta. Duhet që bashkëshortja të ndihet krenare kur ti përkujdesesh për ta.

17.Vazhdoni synimet profesionale e të karrierës, por pa lënë anash familjen tuaj derisa ata të mos e ndiejnë se për shkak të ngritjes dhe angazhimeve tuaja,janë lënë anash. Nëse kjo ndodhë, atëherë keni humbur përkrahjen e tyre. Pra, synoni fuqishëm për ngritje profesionale por mos harroni t’ja kujtoni bashkëshortes suaj se për ju ajo ngelet pjesa më e rëndësishme e jetës.

18. Mos e pengoni ngritjen profesionale apo ëndrrat e bashkëshortes suaj :
Nëse ajo ka synime dhe duke vazhduar ngritjen profesionale, përkraheni pa kursim, vlerësojeni dhe mundohuni në çdo moment t’i qëndroni pranë me ndihmën tuaj.

18. Fëmijët kanë vendin e tyre dhe mos bëni lëshime që ata të zënë edhe vendin e bashkëshortes. Nëse ne shtratin tuaj të gjumit me netë të tëra ju ftoni njërin nga fëmijët, kjo do të ndikojë në lidhjen tuaj. Ajo do ndihet e lënë pas dore. Kjo nuk të bëj me dashurinë ndaj fëmijeve por me mungesën e dashurinë nga ana juaj per gruan tuaj. Pra, shtrati bashkëshortor nuk është vend për tu ndarë me të tjerët, çoftë edhe me fëmijët.

19. Mos harroni ndonjëherë t’i thoni ” Sot dukesh bukur, të dua ” dhe ta përqafoni lehtas. Bëjeni këtë kur është duke dalë nga shtëpia dhe do e marrë malli derisa të kthehet. Ndoshta kanë kaluar javë, muaj e vite që se ka dëgjuar ketë shprehje nga ju. Është koha të filloni.

20. Jeni falënderues dhe mos u kurseni që herë pas here t’i thoni : ” Të falënderoj që u bëre pjesa më e çmuar e jetës sime. Falë ndihmës që më ofrove, ne së bashku kemi arritur këtë e atë …..Falënderoje se falënderimi nuk të zvogëlon e as nuk të humb burrërrinë.

21.Mos i harroni dhuratat. Nuk është e thënë vlera e tyre e as përmbajtja, sa ka rëndësi që ju e keni kujtuar duke i marrë diç, që për ju të bërit dhuratë ka një vend të veçantë, do e vlerësoj këtë. Gjeni datat e shënuara për dhurata, ose një motiv për ti blerë dhe shkruani një mbishkrim” Një dhuratë modeste për më të cëçmuaren time, për më të dashurën e më të bukurën time “.

“Një dhuratë modeste për dhuratën time më të madhe që më dhuroi Zoti ”
“Një dhuratë modeste për pjesën më të thellë të zemrës sime ”

22. Provoni të shikoni anët e mira të bashkëshortes tuaj. Ska njeri që nuk ka gabime. Ne të gjithe gabojmë. Fillo përmisimin e tyre. Është parim hyjnor se te çdo njeri do gjeni anët e mira dhe për hir të tyre, do mbuloni edhe të metat të cilat janë njerëzore.

Mos harro se Zoti krijoi njërin për tjetrin që të jenë prehje, mbështetje e dashuri për njeri tjetrin. Pra së bashku munden dhe ja dalin sukseshëm .

23. Shtëpia është mbretëria e gruas dhe aty ndihet më së miri, aty ajo e ndjen veten si zonjë dhe përgjegjëse për të, kujdes mos ta prishësh këtë mbretëri dhe mos provo ta largosh atë nga froni i saj brenda shtepisë, nëse e bënë këtë atëherë ke lëkundur pallatin e saj, e nuk ka armiqësi më të madhe për mbretëreshën sesa lëkundja e pallatit të saj. Ajo është dhe duhet të ngelet një mbretëreshë dhe trajtoje si të tillë pa u menduar dy herë.

Mos u turpëro por filloi hapat e duhur. Keni vetëbesim se në fund të fundit të gjithë hapat e përmendur janë pjesë normale e një jete të shendoshë në çift.

Mos i lë gjërat për nesër, fillo tani. Merr tel dhe nise një mesazh : ” Më ka marrë malli të të kem afër e të të përqafoj në buzët e ngrohta”. Do befasoheni nga përgjigjja.
Gjërat e mira nuk duhet lënë për nesër asnjëherë. Jepni të nënkuptojë që jeni të çmendur në dashurinë që keni ndaj saj.
Bëje hapin e parë dhe gjërat do të fillojnë të ndryshojnë………
Do të dashurohet përseri si dikur ………../Familadheshendeti.com