Pure me tërshërë, manaferra dhe dardhë

Kjo pure është e pasur me fibra nga tërshëra dhe është e përshtatshme për vaktin e mëngjesit ose të darkës, për vogëlushit tuaj.

Ndihmonë dhe përmirëson tretjen dhe parandalon ose lehtëson kapsllëkun tek fëmijët. Përmban vitaminën C, K, E, B6, zink, bakër, kalium, hekur, niacin, magnez, dhe proteina. Manaferrat përmbajnë dhe antioksiduesit alfa dhe beta-karotën.

Kjo pure i ka të gjitha, nga vlerat ushqyese, thjeshtësinë për tu përgatitur dhe për më tepër fëmijët mund ta konsumojnë lehtësisht.

Përbërësit:

¼ filxhani me tërshërë të thatë;

Një grusht manaferra;

½ dardhë; ½ filxhani me ujë, qumësht gjiri ose formule (unë zakonisht tërshërën e ziej me ujë).

Kombinimi trio i produkteve fillohet nga 8+.

Përgatitja:

E vendosni tërshërën dhe qumështin (ujin) në një tenxhere dhe zieni në zjarr të ngadaltë për 10 minuta duke i përzier shpesh.

E hiqni nga zierja dhe e leni pak sa të ftohet.

Shtoni dardhën dhe manaferrat.
Në fund i kaloni të gjithë përbërësit në një blender me fuqi të lartë për 1 minutë.
Tashmë pureja është gati për tu konsumuar.

Detajet:

Koha e përgatitjes së puresë është 3 minuta. Koha e gatimit është 10 minuta. Përbërësit e lejuar për bebe 6+ dhe 8+ mirëpo kombinimi trio i produkteve fillohet nga 8+. I bëftë mirë bebit.

Përgatiti: Blerta Kryeziu Thaqi /Familjadheshendeti.com