NDËRVEPRIMET E ANTIBIOTIKËVE ME BARNA TJERA

 

Nga Mr.ph Laureta Berisha Kosumi, farmaciste

Pjesa 2
Gjate punës sime si farmaciste, në raste të rralla më bëhen pyetje se qfarë ndikimi mund të ketë marrja e antibiotikëve me barna tjera që pacienti është duke përdorur, si popull jemi shumë kurreshtarë, por jo çdoherë kur behet fjalë për pasojat e tilla, për të cilat aspak nuk janë të vetëdijshëm se çfarë mund t’iu ndodhë me kombinimin e dy a me shumë barnave tjera. Ne si farmacistë jemi te thirrur të ofrojmë shërbim të rregullt dhe gjithëpërfshirës mbi këto ndërveprime, duke iu përgjigjur pyetjeve specifike të pacientëve dhe duke iu ofruar ndihmesë me forma tjera edukative, rreth identifikimit dhe zgjidhjes së këtyre ndërveprimeve kaq të rëndësishme.

Antipiretikët me antibiotikë – përdorimi i antipiretikëve me antibiotikë nuk shkakton ndonjë efekt anësor. I vetmi antibiotik që bën përjashtim nga ky rregull, është isoniazidi dhe ndoshta rifampicina. Këta antibiotikë përdoren për trajtimin e tuberkulozit. Një numër i vogël i raporteve sugjerojnë se marrja e isoniazidit me paracetamol, mund të rrisë rrezikun e dëmtimit të mëlçisë, poashtu kjo vlenë edhe me marrjen e rifampicinës. Fëmijëve asnjëherë nuk duhet t’u ipet paracetamol, ndërkohë që trajtohen me isoniazid.
Antidepresivët me antibiotikë – përdorimi i këtyre dy grupeve të barnave, mund të shkaktojë efekte anësore. Kjo është për shkak se ndërhyjnë në vetitë e njëri-tjetrin dhe mund të kenë efekte negative anësore në orgnizëm. Antibiotikët ndihmojnë në largimin e përmbajtjes së benzodiazepinave nga qarkullimi i gjakut dhe në këtë mënyrë zvogëlojnë efektin e këtyre barnave. Prandaj, pacientët të cilët kanë marrë p.sh diazepam për të trajtuar çrregullimet e tyre, do të përjetojnë efekte anësore dhe probleme shëndetësore me marrjen e tyre me antibiotikë.

Warfarina me antibiotikë – për shkak të rekomandimeve të reja klinike, përdorimi i warfarinës është rritur në vitet e fundit. Pothuajse të gjithë antibiotikët mund të fuqizojnë efektet e warfarinës, duke penguar florën e zorrëve që prodhojnë vitaminë K. Ciprofloxacina, antibiotikët makrolid, metronidazol dhe trimetoprim-sulfamethoxazol nuk duhet të mirren nga pacientët që marrin warfarinë.

Marrja e antibitikëve me kontraceptivë – pacientët në mënyrë individualë shfaqin zvogëlime të mëdha në përqendrimet plazmatike të estradiolit kur ata marrin antibiotikë të caktuar, sidomos tetraciklin dhe derivatet e penicilinës. Andaj gratë që marrin kontraceptivë të tillë, duhet pasur kujdes me perdorimin e atibiotikëve pasiqë pasojat e tyre, nuk mund të indetifikohen paraprakisht.
Keto jane disa nga pasojat e marrjes se antibiotikëve pa recetë, por edhe me recetë nëse me kohë nuk njoftohet mjeku për ndonjë problem tujin kronik dhe terapinë që jeni duke përdorur. Mendojeni mirë para se të kërkoni një antibiotik pa recetë, pasiqë pasojat e tilla të përhapjes së rezistencës do ti vuajmë të gjithë dhe do të vijë një ditë, kur trajtimi i infeksioneve edhe më komplekse të bëhet shumë i vështirë nga shfaqja e lartë e rezistencës. Vizitojeni mjekun, i cili edhe para përshkrimit të antibiotikut, do t’ iu kërkojë të bëni një antibiogram dhe duke parë se në cilin antibiotik është sensitiv bakteria, ju do të keni trajtim të duhur. Pa përshkrimi e mjekut dhe pa bërjen e antibiogramit, ju do ta tajtoni një infeksion ( ose fare nuk është infeksion ) përmendësh dhe nuk dihet asesi se a e keni trajtuar apo e keni përkeqësuar atë infeksion ose jo.
Mbesim me shpresë që të vetëdijësohemi të gjithë dhe ta ruajmë shëndetin tonë, të fëmijëve tanë dhe brezave në vazhdim. /Familjadheshendeti.com