A JANË TË DËMSHËM DEODORANTËT DHE CILI ËSHTË NDIKIMI I TYRE GJATË PROCESIT TË GJIDHËNJES?
Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste
Cila është e vërteta e shqetësimeve të shumta publike rreth kimikateve që përdoren në deodorante?
A janë këto shqetësime të bazuara në dëshmi të vërteta, kërkime, apo janë keqkuptime?
A kanë ndikim deodorantët gjatë procesit të gjidhënjes?
Cilat janë alternativat për parandalimin e erës së djersës?
Materialet e rrezikshme në kozmetikë nuk janë diçka e re.
Të gjitha produktet kozmetike nga ato më të thjeshtat deri tek produktet higjienike përmbajnë një numër të madh të kimikateve, disa janë të pa dëmshme e disa edhe të dëmshme të cilat mund të janë të rrezikshme për shëndetin.
Duke menduar për kujdesin e trupit, është e rëndësishme për ta mbrojtur shëndetin tonë përmes zgjedhjes së produkteve në mënyrë të duhur.
Jo vetëm kaq!
Më e mira do të ishte që produktet të blihen të ambalazhuara, nga firma të njohura sepse mundesia e kontrollimit është më e madhe si dhe së paku janë të testuara dermatologjikisht.
Këto kimikate ndërveprojnë me lëkurën tonë duke shkaktuar tharjen dhe lëvorëzimin e saj, madje edhe reaksione alergjike si shkak i subsancave që përmbajnë.
Por ajo që është shqetësuese është fakti se këto kimikate kanë aftësinë të depërtojnë në shtresat më të thella të lëkurës dhe të hyjnë në gjak. Nëse këto kimikate ndodh që janë toksike, atëherë ekspozimi kronik ndaj tyre paraqet një rrezik të madh për shëndetin.
Një nga elementet kozmetike që pothuajse na përcjellë çdo ditë janë deodorantët.
Me rritjen e shqetësimit në lidhje me sigurinë e deodorantëve antidjersë, shumë nëna janë në kërkim të deodorantëve natyral. Alumini lidhet në disa raste me kancerin e gjirit. Alumini absorbohet nga lëkura ka veti të prodhimit të estrogjenit. Kështu që në lëkurën pranë gjirit, alumini paraqet shqetësim real për zhvillimin e kancerit të gjirit sipas disa studimeve që janë bërë alumini njihet si elementi dyshues. Përveq tij janë edhe disa elemente helmuese për shëndetin si: parabeni, triklosani, petroleumi, propileni, glikoli, talku dhe aromat artificiale.
A ndikojnë këto kimikate në qumështin e nënave gjidhënëse?
Bllokimi i djersës përmes deodorantëve ndalon djersitjen dhe toksinat të dalin nga trupi.
Prandaj, nuk duhet të përpiqeni të ndaloni funksionimin e gjëndrave të djersitjes por ta gjejmë një mënyrë të shëndetshme për largimin e erës së djersës.
Na duket e pabesueshme por është e vërtetuar nga shumë studime por edhe nga eksperiencat e nënave, të cilat kam pasur rastin ti degjojë në lidhje me dyshimet e tyre për refuzimin e gjirit nga ana e fëmijës kur kanë përdorur deodorantë të fortë. Fëmija largon kokën nga gjiri pa e kapur atë.
Aroma e fortë e deodorantëve ndikonë që të krijojë bezdi tek bebi përmes shqisave të nuhatjes.
Deodorantët në një shpejtësi shumë të madhe depërtojnë në lëkurë dhe përthithja ndodhë shumë shpejtë brenda disa sekondash por është gjithmonë rreziku i efekteve anësore të papritura, ku një produkt rezulton të ketë disa përbërës vrasës.
Disa nga alternativat duhet ti merrni për parandalimin e erës.
Hapi i parë që duhet bërë për një shëndet të plotë është të përdorni deodorantët natyrorë të cilët nuk janë deodorant antidjersitje pra trupi juaj do të djersisë por ju nuk do të ndieni erë jo të këndëshme, njëkohësisht lëkura juaj do të jetë e hidratuar.
– Nëse nuk djersisni së tepërmi, mund të aplikoni vajin e arrës së kokosit në përditshmëri në vend të deodorantit.
– Një mënyrë tjetër e përgatitjes së deodorantëve është me sodë bikarboni.
Shumica e deodoranteve përmbajnë sodë buke (sodium bikarbonate). Përzieni 1/8 lugë çaji sodë buke me ¼ lugë çaji ujë. Aplikojeni në lëkurë.
– Një mënyrë tjetër që vërtetë është efektive është me limon të gjelbër ose ndryshe i njohur si lime. Lëngu i limonit vepron si një deodorant natyral sepse aciditeti që ka redukton prodhimin e djersës. Pra mjafton ta prisni një copë limoni të gjelbërt dhe ta fshini nënsjetullën tuaj.
Të mundohemi të jetojmë shëndetshëm në një botë të rrethuar me kimikate, ta gjejmë mënyrën se si t’ju ikim atyre.
Krijoni një mjedis komod e të qetë para se të filloni dhënjen e gjirit, kjo është më e mira që mund të bëni për bebin tuaj. Ti lejojmë të vegjlit tanë ta shijojnë gjidhënjen në mënyrën më të mirë të mundshme pa ju shkaktuar bezdi dhe iritim nga atomat e forta./Familjadheshendeti.com