Nga Blerta F. Kryeziu – Kimiste
Mosha 8+
Kjo pure është e pasur me fibra nga tërshëra dhe është e përshtatshme për vaktin e mëngjesit ose të darkës, për vogëlushit tuaj. Përmban kalcium, hekur, vitamin A , vitamin B dhe proteina. Kjo pure i ka të gjitha, nga vlerat ushqyese, thjeshtësinë për tu përgatitur dhe për më tëpër fëmijët mund ta konsumojnë lehtësisht.
Përbërësit:
• ½ filxhani me tërshërë të thatë;
• 2 kumbulla të thata;
•½ banane;
• një filxhan me ujë, qumësht gjiri ose formule (unë zakonisht tërshërën e ziej me ujë).
•Një lugë e vogël vaj kokosi bio organik.
Përgatitja:
1. E vendosni tërshërën dhe qumështin (ujin) në një tenxhere dhe zieni në zjarr të ngadaltë për 10 minuta duke i përzier shpesh. Në dy minutat e fundit i shtojmë kumbullat e thata sa për zbutje.
2. E hiqni nga zierja dhe e leni pak sa të ftohet.
3. Shtoni bananen
4. Në fund i kaloni të gjithë përbërësit në një blender për 1 minutë.
5. I shtojmë edhe një lugë të vogël vaj kokosi bio organik.
Tashmë pureja është gati për tu konsumuar.
Detajet:
Koha e përgatitjes së puresë është 3 minuta
Koha e gatimit është 10 minuta
Përbërësit e lejuar për bebe 6+ mirëpo kombinimi trio i produkteve fillohet nga 8+.
I bëftë mirë bebit./Familjadheshendeti.com