Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste
Deri në moshën 6 muajshe bebi juaj nuk ka nevojë të veçantë për të pirë ujë pasi gjithëçka që është e nevojshme ai e merr përmes gjidhënjes. Pasi vërtetë që ska nevoj por nuk është e ndaluar rreptësisht sidomos gjatë kohës së nxehtë edhe pse më mirë është të jetë vetëm me gjidhënje asgjë tjetër.
Pasi të fillohet me ushqim mund ti japim bebit disa pika ujë por pas ushqimit.
Cili ujë do të ishtë më i mirë për fëmijën?
Për fëmijën duhet të përdoret ujë oligomineral, që është i posaqëm për bebe dhe përmban minerale në vlerat e duhura. Fëmijës nuk duhet t’i jepet në asnjë mënyrë ujë me gaz. Këshillohet që uji të jetë në shishe qelqi nëse përdoret uji i blerë.
A mund t’i jap fëmijës ujë të kroit?
Nëse uji që del nga rubineti juaj është deklaruar i pijshëm, ju mund t’ja jepni atë fëmijës tuaj pa problem, pasi kjo do të thotë se ai është baktereologjikisht i pastër, i përgjigjet kërkesave të caktuara fiziko-kimike si dhe nuk përmban substanca të dëmshme.
Por për të qenë më të sigurtë uji duhet të vlohet e pasi të ftohet mund ti jepet për konsum bebes.
Pas 10 minuta vlimi uji të zakonshëm është i sigurt.
Por KUJDES i veçant duhet të bëhet posaqërisht me ujin e bebes sepse assesi nuk duhet të ri-vlohet.
Kur ri-vlohet uji rriten gjasat që të lirohen disa kimikale të padëshirueshme që gjenden në ujë. Mineralet e shëndetshme mund të bëhen shumë të dëmshme, veçanërisht kur konsumohen në sasi të mëdha.
Uji i blerë poashtu nuk ka nevojë të vlohet sepse mineralet e nevojshme largohen dhe krijohet një shtresë sikurse krip gjë që ndodh si shkak i largimit të mineraleve. Mund të ngrohet shumë pak për përgatitjen e ushqimit por jo të vlohet./Familjadheshendeti.com