ÇFARË RËNDËSI KANË KARBOHIDRATET PËR ORGANIZMIN

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

 

Karbohidratet janë komponime organike që gjenden në të gjitha gjallesat por më së shumti tek bimët.

Karbohidratet me shije të ëmbël quhen sheqerna.
Karbohidratet përdoren për të shtuar energjinë e trupit. Kjo energji përdoret për lëvizje, rritje, riprodhim dhe për të ruajtur nxehtësinë e trupit (mbajtjen e temperatures).
Trupi i shpërbën ato duke i kthyer në glukozë, që përdoret si furnizim energjie. Karbohidratet janë të rëndësishme veçanërisht për trurin dhe të mbajturit në mend.

Ato ndahen në karbohidrate të thjeshta dhe te përbëra (komplekse).

 

KARBOHIDRATET E THJESHTA

Ato janë të ndëtuara nga grupe ose molekula sheqeri dhe në më të shumtën e rasteve janë të ëmbla në shije. Këto sheqerna vijnë nga frutat, disa lloj perimesh, qumështi, saharoza dhe sheqeri i tavolinës. Saharoza gjendet zakonisht te akullorja, biskotat, çokollatat dhe në pjesën më të madhe të pijeve të karbonizuara.

Karbohidratet e thjeshta ofrojnë çlirim më të shpejtë energjie, që do të thotë që trupi i copëton më shpejt.

 

KARBOHIDRATET KOMPLEKSE

Ato përbëhen nga niseshtetë dhe fibrat dietike. Ato kanë një strukturë më komplekse në krahasim me ato të thjeshtat dhe për këtë trupi kërkon më shumë kohë t’i copëtojë. Burimet e karbohidrateve komplekse përfshijnë grurin dhe produktet e tij si, buka dhe makaronat, frutat, perimet, fasulet dhe produktet e qumështit.

Studimet tregojnë se konsumi i karbohidrateve ka patur një rol shumë të rëndësishëm në zgjerimin e trurit të njeriut në miliona vitet e fundit.

 

A e keni pyetur ndonjëherë veten se pse truri ynë është kaq inteligjent?

E vërteta është nga karbohidratet që konsumojmë. Një studim i ri ka treguar se karbohidratet janë arsyeja që qëndron pas zgjuarsisë tonë duke bërë që truri ynë të bëhet gjithnjë e më i madh. Shkencëtarët në publikimin e “The Quarterly Review of chemistry” argumentojnë se konsumi i karbohidrateve, në mënyrë të veçantë i niseshtes ka patur një rol shumë të rëndësishëm në zgjerimin e trurit të njeriut në miliona vitet e fundit./Familjadheshendeti.com