Nga dr Arbërore Ulaj – Psikiatër për fëmijë dhe adoleshentë
ADHD – është njëri prej çrregullimeve më të shpeshta neurozhvillimore te fëmijët.Edhe pse diagnostikimi bëhet në fëmijëri ,simptomat mund të perzistojnë edhe adoleshencë dhe pastaj edhe si person i rritur. Prevalenca e ADHD-së është dikun 5% .ADHD është më prevalente te djemtë se te vajzat në raport 2me 1.Simptomat ADHD –së janë shpesh prezente prej moshes 3 vjecare por diagnoza nuk bëhet deri në moshën 7 vjecare kur sjellja e fëmijës shkakton probleme në shkollë dhe vende tjera.
ETIOLOGJIA
Faktori gjenetik është shumë i rëndësishëm ne shfaqjen e ADHD por dihet pak për mekanizmin e veprimit .Sipas studime që janë bërë ADHD është një ndër gjendjet më të trashëgueshme qe shkon prej 60-80%.Gjenet specifike në interaksion me faktorët e ambientit mund të rrisin rrezikun për adhd.
Faktorët prenatal: Stili i jetës së nënës gjatë shtatëzanisë psh. konsumimi i cigares dhe alkoolit ose substancave narkotike mendohet se e rrit rrezikun për ADHD,perdorimi i medikamenteve si benzodiazepinave ,antikonvulzantëve etj.
Faktorët perinatal: ADHD është më e shpeshtë të fëmijët e lindur me peshë të vogël dhe tek ata që kanë komplikime gjatë shtatëzanisë dhe lindjes.
Faktorët postnatal: Faktorët social dhe biologjik luajnë rol në periudhën postnatale .Roli i ushqimeve me shtesa artificiale ,është i diskutueshëm por mendohet se ka efekt të rëndësishm.Ekspozimi ndaj plumbit,insekticideve etj,. Gjithashtu te fëmijë e neglizhuar dhe të abuzuar ,tek femjët që kanë deprivim të zgjatur emocianal ,ose përcarje në familje mundet të rritet rreziku I shfaqjes se ADHD.
Simptomat e ADHD shfaqen si pasoje e deficienciës ne disa funksione ekzekutive funksionet ekzekutive janë grup i proceseve kognitive të cilat janë të nevojshme që në mënyrë të suksesshsme të selektoj dhe të monitoroj sjelljet që lehtësojnë arritjen e qëllimeve të personit.Këto dëmtime të funsioneve ekzekutive te personat me ADHD rezultojnë në probleme në të qenurit të organizuar ,mbajtjen e koncentrimit,vëmendjes,rregullimin e emocioneve ,kujtimin e detajeve etj.
Gjithashtu në ADHD luan rol edhe disfunkioni ne sistemin dopaminergjik dhe adrenegjik.
DIAGNOSTIKIMI
Shenjat kryesor te ADHD-së janë hiperaktiviteti,impulsiviteti dhe pavëmëndshmëria që bazohen në historinë e detajuar te fëmijës prej zhvillimit të hershëm ,bashkë më observimin direkt të fëmijës sidomos në situata ku nevoitet përqendrim më i madh i vëmëndjes.Diagnoza vihet kur simptomat janë perzistente për më shumë se 6 muaj dhe shkaktojne dëmtim te funksionit social ,akademik në dy a më shumë vënde.
PAVËMËNDSHMËRIA:
- Shpesh personi nuk mund t’i kushtojë vëmëndje detajeve ose bën gabime te pakujdesshme në shkollë ,
- Ka vështirësi në mbajtjen e vëmëndjes në detyra apo aktivitete
- Shpesh duket se nuk dëgjon kur i flitet direkt.
- Nuk ju përmbahet intruksioneve dhe pastaj dështon ne përfundimin e detyrave ne shkollë apo vendin e punës,
- Ka vështirësi në organizimin e detyrave ose aktiviteteve,
- Shpesh i humb gjërat e nevojshme për aktivitete ,
- Shumë lehtë i tërhiqet vëmëndja nga stimujt e jashtëm.
HIPERAKTIVITETI:
- Shpesh lëviz me duar ose me këmbë kur është ulur
- Shpesh nuk mund të qëndroj ulur ne klasë ose ne situata tjera ku kërkohet të qëndrojë ulur
- Shpesh vrapon ose ngjitet në situata të papërshtatshme
- Flet shumë
- Ka vështriësi të luajë i qetë në aktivitete
IIMPULSIVIETEI:
- Shpesh përgjigjet ende pa u bërë mirë pyetja
- Ka vështirësi të presë në rradhë
- I ndërpret të tjerët kur janë duke folur ose duke luajtur.
KURSI DHE PROGNOZA: kursi i personave me ADHD është i ndryshëm. Simptomat mund të perziztojnë në adoleshencë dhe me tej si persona te rritur në 50% të rasteve .Në pjesën tjetër të mbetur 50% mund te zvogëlohen në adoleshencë apo dhe si person i rritur. NË shumicën e rasteve hiperaktiviteti shkon duke rënë dhe pavëmëndshmëria dhe impulsiviteti mbeten.Te personat që vazhdojnë të kënë Adhd edhe si të rritur kanë rrezik në zhvillimin e çrregullimit të sjelljes, abuzimin me substance narkotike dhe te çregullim të personalitetit antishoqëror.
Trajtimi
Menagjimin i ADHD-së përfshin këshillimin ,trajtimi mendikamentoz ose te dyjat bashë. Duhet bëre trajnimi i prindërve të fëmijëve mëe ADHD,mund të ndihmojë edhe terapia familjare,terapia kognitive –bihejviorale,terapia interpersonale,terapia grupore e personave me ADHD .
Terapia medikamentoze
Përdoren preparatet si stimulantët e sistemit nervor qendror si dhe ato jo stimulantet . Si preparate stimulante perdoren preparatet e metilfenidatit ,Dexmetilfenidatit ,dextroamfetaminës ,dhe kombinimi dextroamfetamine dhe amfetamines.Ndërsa si preparat mendikamentoz jo stimulant është Atomoksetina . Duhet të kemi kujdes ndaj efekteve anësore që shkaktojnë andaj para fillimit të përdorimit të tyrë duhet te bëhet ekzaminimi fizik,matja e peshës ,gjatësisë,pulsit ,shtypjen e gjakut dhe te përcillen vazhdimisht./Familjadheshendeti.com