Nga Adelina Haxhiu – Logopede
Ankyloglossia (apo peri nën gjuhë siç njihet në gjuhën e popullit) – është një nga shkaktarët e dislalisë. Dislalia – është çrregullimi i artikulimit të tingujve te personat me dëgjim normal, dhe zhvillim normal.
Ankyloglossia – Është një gjendje e pranishme që në lindje, e njohur edhe si lidhëse gjuhësore, është një anomali e zhvillimit të gjuhës, që mund të zvogëlojë lëvizjen e gjuhës dhe shkaktohet nga një frenulum gjuhësor jashtëzakonisht i shkurtër, një membran që lidhë pjesën e poshtme të gjuhës me dyshemenë e gojës. Gjuha si organ fillon të zhvillohet rreth javës së 4-të. Gjuha rrjedh nga harqet e para, të dyta dhe të treta të faringut që nxisin migrimin e muskujve nga myotoma okupital. Një sulcus në formë U zhvillohet para dhe në të dy anët e pjesës gojore të gjuhës. Kjo lejon që gjuha të jetë e lirë dhe shumë e lëvizshme, përveç në rajonin e frenulumit gjuhësor, ku ajo mbetet e bashkangjitur. Çrregullimet gjatë kësaj faze shkaktojnë lidhjen e gjuhës ose ankyloglossia. Në rastet e tilla gjuha nuk arrin të nxirret jashtë dhëmbëve të poshtëm gjë që mund të ndikojë në ushqyerje, në vështirësin e artikulimit të tingujve si dhe forimin e drejtë të harkut të dhëmbëve.
Nëse është e nevojshme, mund të trajtohet me një prerje kirurgjikale për të liruar perin e gjuhës.
Shkaqet:
Në mënyrë tipike, peri nën gjuhë ndahet para lindjës, e pse kjo ndodh është kryesisht e panjohur, edhe pse disa raste të lidhjes së gjuhës janë shoqëruar me faktorë të caktuar gjenetikë. Megjithate lidhja e gjuhës mund të prekë këdo, mirëpo është më e zakonshme tek djemtë sese te vajzat.
Diagnoza:
Sipas Horton et al., diagnoza e Ankyloglossias mund të jetë e vështirë, nuk është gjithmonë e dukshme duke shikuar në pjesën e poshtme të gjuhës;
-Për foshnjat, duhet ekzaminuar rritjen pasive te majës së gjuhës, ku me një depresion të gjuhës mund të zbulojë problemin.
-Për fëmijët më të mëdhenj, duke e bërë gjuhën të lëvizë në gamën e saj maksimale, do ta demonstrojë kufizimin e tipit gjuhësor.
Shenjat e Ankyloglosia (lidhjes së gjuhës) përfshijnë:
-Vështirësi në prekjen e dhëmbëve te sipërm;
-Vështirësi në lëvizjen e gjuhës nga njëra anë në tjetrën;
-Vështirësi në të ngrënë, dhe
-Vështirësi në të folur.
Kërkoni ndihmë nga një mjek nëse:
-Fëmija juaj ka probleme si fillmi me ushqyerjen me gji;
-Fëmija juaj ankohet për problemet e gjuhës gjatë ngrënjes së ushqimit;
-Fëmija ka vështirësi gjatë të folurit;
-Fëmija ka vështirësi të arrij t’i prek dhëmbët e pasëm me maje të gjuhës.
Komplikimet:
Për shembull, Ankyloglossia/lidhja e gjuhës mund të çojë në:
- Problemet e ushqyerjes me gji;
Nëse nuk mund të lëvizë gjuhën ose ta mbaj atë në pozicionin e duhur, foshnja mund të përtyp në vend që të thithë në thith. Kjo mund të shkaktojë dhimbje të thithit dhe të ndërhyjë në aftësinë e një fëmije për të marrë qumështin e gjirit. Ushqyerja e dobët me gji mund të çojë në ushqyerjen e pamjaftueshme dhe veshtirësi në zhvillimin e fëmijës.
- Vështirësi në të folur;
Mund të ndërhyjnë në aftësinë për të artikuluar drejtë tingujt e caktuar si “t”, “d”, “ll”, “th” dhe “l”. Mund të jetë veçanërisht sfiduese në shqiptimin e tingullit “r”.
- Higjiena e dobët orale;
Për një fëmijë ose të rritur, lidhja e gjuhës mund ta bëjë të vështirë për të fshirë mbetjet e ushqimit nga dhëmbët. Kjo mund të kontribuojë në prishjen e dhëmbëve dhe inflamimin e mishit të dhëmbëve (gingivitit).
Pra Ankyloglossia, paraqet shumë vështirësi, që nga lindja, duke filluar me ushqyerje, pastaj në fëmijëri në të folur, ku paraqet vështirësi në artikulimin e drejtë të tingujve. Dhe artikulimi jo i drejtë i tingujve tek fëmijët mund të sjellë deri tek problemet psikologjike,sociale dhe edukative. Përqindja më e madhe e çrregullimeve të artikulimit mund të rehabilitohen në moshën më të re dhe të largohen të gjitha këto shqetësime. Për këtë shkak sugjerohet rehabilitim sa më i hershëm.
Shëndet, e gjitha të mirat për ju!/Familjadheshendeti.com