Rrepa e kuqe

 

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

 

Kur bëhet fjalë për vlerat shëndetësore dhe ushqimore atëherë rrepat renditen në vendin kryesor të perimeve më të shëndetshme.

 

Kur është koha e përshtatshme e prezentimit të rrepës për testim tek fëmijët?

Për prezantimin e rrepës së kuqe tek bebet, në botë ka shumë variante. Në Mbretërinë e Bashkuar shpesh u jepet bebeve në moshën 6 muajsh por në Indi është e zakonshme të përdoret si ushqimi i parë duke u gatuar në supë. Ndërsa sipas OBSH-së sygjerohet mosha 8 muajsh për prezantimin e rrepës tek fëmijët. Kjo për arsye se rrepa
ka përmbajtjen e nitrateve natyrore më të lartë se perimet e tjera. Pavarësisht këtyre duhet të dini se rrepa përmban shumë vlera ushqimore të rëndësishme për bebin, gjithashtu i shton vlera estetike pjatës me ngjyrën e tij të kuqe.

Rrepa është një perime tipike sezonale, e cila nuk prodhohet në serra, ndryshe nga perimet e tjera, kjo do të thotë se ekziston mundësia që rrepat të gjenden në treg gjatë tërë vitit.

Duke u nisur nga ngjyra kuptohet që rrepa e kuqe është ushqimi bazë për fëmijët anemikë.

 

Cilat elemente kimike i përmban rrepa e kuqe?

Rrepa e kuqe përmbanë spektrin më të gjërë të mineraleve dhe vitaminave, mes të cilëve edhe atë shumë të rrallë B12, përmbanë përqindje të lartë të hekurit, kurse është e pasur edhe me albumine, yndyrëra si dhe karbohidrate. Nga vitaminat më prezent janë vitamini B1, B2, C, si dhe vitamina shumë e rrallë në ushqimet bimore, B12. Ngjyra e kuqe e rrepës rrjedh nga antocijani i cili ndikon në përtrirjen e gjakut, kurse bima në tërësi ndikon edhe si antikancerogjene.

Rrepa përmban sasi të madhe uji: 100 gram rrepë e pastruar lëshon rreth 22 kilokalori në organizëm.
Nga të gjithë ushqyesit, rrepa përmban më tepër karbohidrate (4.5%), pak proteina (1.9%) dhe shumë pak yndyrna (0.1%). Ajo është gjithashtu burim i madh i vitaminës C (62 miligram në 100 gram rrepë) dhe në sajë të kësaj forcon sistemin imunitar, neutralizon efektet e radikaleve të lira të dëmshme për organizmin.
Rrepa gjithashtu posedon një bollëk mineralesh, kalcium (më tepër nga të gjitha), por është gjithashtu e pasur me bakër, hekur, krom, mangan dhe nikel.

 

Si përgatitet për testim?

Rrepa lahet, qërohet pastaj pritet në copa dhe zihet në avull rreth 15 min. Rrepa poashtu mund të piqet në furrë rreth 40 min.
Në fund bluhet në blinder ose i jepet bebit në copa të vogla varësisht si i dëshiron fëmija./Familjadheshendeti.com