Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste
Ftoi është njëri ndër frutat më vitaminoz të vjeshtës. Koha e tij është nga tetori deri në dhjetor.
Cilat elemente kimike i përmbanë ftoi ?
Ftoi paraqet një bombë të vërtetë të vitaminave. Ai më së shumti përmban vitaminën C, por edhe provitaminën A, vitamina B1 dhe B2, si dhe niacinë. Ai përmban edhe karbohidrate të grupit të fruktozës, pektinë, acide, kripëra minerale. Nga mineralët më së shumti përmban bakër, kalium, kalcium, magnez, natrium, hekur, sulfur dhe klor. Farat e ftoit janë të pasura edhe me yndyra. Aq sa edhe ftoi që është një pemë shëruese, po aq janë edhe farat e gjethet e tij. Farat e ftoit përmbajnë vitaminë B17, e cila ka efekt antikancerogjen.
Ftoi është i pasur me lëndë aromatike, të cilat ia shtojnë vlerën.
Ftoi mund të filloher si ushqim për bebe nga muaji i tetë.
Cilat vlera ushqyese i përmbanë ftoi ?
Vlerat ushqyese për 100g ftonj:
Ujë 83.8 g;
proteina 0.4 g;
kcal 57 g;
yndyrë 0.4 g ;
karbohidratet 15,3 g;
sheqer 0 g;
fibra 1.9 g;
kalium 197 mg ;
kolesterol 0 g.
Përgatitja e lëngut të ftoit:
•1kg ftonj i lani mirë pastaj pritni në formë kubesh. I vendosni në një tenxhere për tu zier. Sipër i hidhni ujë vetëm për ti mbuluar.
Masa zihet për rreth 30 minuta. Pasi të ftohet bluhet në blender.
Për fëmijë nën moshën 1 vjeç përdoret pa i shtuar ëmbëlsues ndërsa për të rritur si ëmbëlsues mund ta shtoni në lugë mjaltë brenda gotës.
Mund të konsumohet pas një vakti, për mëngjes ose pasdite nga e gjithë familja./Familjadheshendeti.com