ÇAJ IDEUS (Gjethe mjedre)

 

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

 

Rubus Ideaus folium

?Tradicionalisht ky çaj përdoret për balancimin e hormoneve
?Çrregullime menstruale
?Te gratë shtatzëna besohet se forcon mitrën, ndihmon në kontraktime
?Redukton dhimbjet gjatë lindjes
?Stimulon prodhimin e qumështit tek nënat gjidhënëse, ka një efekt të jashtëzakonshëm.

Çaji i gjetheve të mjedrës është një nga testimet më të këndshme të të gjitha çajve të bimëve. Shija është e ngjashme me çajin e zi, vetëm ajo nuk përmban kafeinë.
Një studim që tregoi se gjethet e mjedrës kanë një vlerë më të lartë ORAC (kapaciteti absorbues radikal i oksigjenit). Studimi krahasoi pemët dhe gjethet e kultivuesve të ndryshëm të manave ferrë, mjedrës së kuqe, mjedrës së zezë e bimëve të dredhëzave për të parë kapacitetin e tyre antioksidues. Rezultatet treguan se në manaferrat e freskëta vlerat ORAC shkonin nga (35.0-162.1 μmol TE / g të materies së thatë), ndërsa në gjethe vlerat ORAC shkonin nga 69.7-182.2 μmol TE / g gjethe të freskëta (205.0-728.8 μmol e TE / g të materies së thatë).

 

Cilat elemente i përmbajnë gjethet e mjedrës?

Tek gjethet e mjedrës gjenden vitaminat B, C, E, magnez, kalium, hekur.

Për më tepër, vetitë që ato përmbajnë ka aftësi qetësuese, ndaj ka perfektë për uljen e temperaturës dhe etheve si dhe për trajtimin e inflamacioneve të brendshme ose të jashtme. Kjo ndikonë në uljen e teperaturës dhe të etheve edhe tek nënat gjidhënëse në fillim të ardhjes së qumështit.
Çaji i gjetheve të mjedrës është gjithashtu plot vlera për sistemin riprodhues të femrës, falë kombinimit të disa ushqyesve dhe përqëndrimit të lartë të magnezit, kaliumit, hekurit dhe vitaminës B.

Për më tepër, çaji i gjetheve të mjedrës ndihmon ardhjen e qumështit tek nënat lehonë dhe zvogëlon shanset për shfaqjen e depresionit të paslindjes.

Gjatë stinës së dimrit mund të përdoren gjethe të terura sikurse unë që kam përdor në foto.

 

Përdorimi:

1 lugë e mesme me çaj vendoset në një gotë me ujë (200ml) posa të vlojë, mbulohet dhe lihet të qëndrojë 3-5minuta. Kullohet dhe sipas dëshirës mund t’i shtohet limon, mjaltë ose sheqer jo kalorik.
Mund të konsumohen deri në tri gota çaj në ditë./Familjadheshendeti.com