SUPË ME THJERRËZA

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Mosha 11+

Pasi ta provojë këtë pure – supë do ta shihni që bebi juaj do ta pëlqejë shijen e kësaj supe të mrekullueshme. Plus vlerat ushqyese që ajo përmban janë shumë të nevojshme për zhvillimin e bebit tuaj. Kjo supë përmban thjerrëzat të cilat janë një burim shumë i mirë proteinash, kalçiumi dhe hekuri dhe fatmirësisht nuk janë aspak të shtrenjta.

 

Përbërësit:

• 1 filxhan me thjerrëza;
• 2 gota uji lëng mishi ose vetëm ujë;
• 1 karrotë mesatare;
• 1 lugë me qepë të grirë hollë;
• 1 lugë pure domatesh e miksuar nga domatja;
• 1 lugë oriz;
• 1 lugë vaj rapsi;
• Një sasi e vogël gjethe mente ose koprre

Nuk i kemi shtu kripë dhe erëza tjera për shkakë të moshës sepse kripa assesi nuk bënë të përdoret para moshës 1 vjeçare por nëse e keni fëmijën me të rritur mund ti shtoni kripë himalajesh në sasi të vogël.

 

Përgatitja:
Hidhni një natë më parë në ujë thjerrëzat që do të gatuani. E derdhni ujin që kanë qëndru më herët para zierjes dhe procedura vazhdon si në vijim:

• Në një tenxhere me ujë ose lëng mishi, hidhni për të zier thjerrëzat për rreth 20 minuta.

Ndërkohë që i zieni thjerrëzat, në një tigan hidhni vaj rapsi, shtojmë qepën dhe e kaverdisim atë për 3 minuta. Me pas shtojmë orizin duke shtuar edhe salcën e domates, karrotat në feta të holla dhe i përziejmë edhe për 3 minuta të tjerë.

Masën e bashkojmë me thjerrëzat i lemë përbërësit të ziejnë edhe 15 minuta të tjerë. Më pas e kalojmë supën në blender bashkë me një sasi të vogël gjethe mente ose kopër dhe e kthejmë në krem./Familjadheshendeti.com