Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste
Mëmësia sjellë disa ndyshime tek femrat të cilat gjatë periudhës së shtatzënisë, përjetojnë një proces kalimtar pastaj edhe gjatë lehonisë kur marrin në dorë foshnjat e tyre për ti ushqyr me gji.
Por që e vërteta është se si gjatë shtatzënisë edhe gjatë periudhës së lehonisë femra ka nevojë për një përkujdesje të veçantë. Limitet mund të jenë pak më të thekësuara sepse tani primare është krijimi i një ambienti të përshtatshëm për bebin i cili po vie në jetë.
Lëkura e nënave shtatzëna dhe lehona është me e ndieshme për shkakë të një sërë ndryshimesh hormonale. Ato madje janë të ndjeshme edhe ndaj fortësisë së ujit, sapunit, shampove, duke u paraqitur skuqje e lëkurës apo edhe kruarje. Kjo është arsyeja se pse nënat lehonë duhet të përdorin produkte të cilat nuk thajnë lëkurën dhe kanë veçori zbutëse. Duhet zgjedhur produktet sa më natyrale dhe pa kimikate të dëmshme.
Gjatë periudhës së shtatëzanisë dhe gjidhënjes nënat duhet të heqin dorë nga disa gjëra përkohësisht apo edhe ta zvoglojnë përdorimin e tyre. Kjo bëhet për arsyen që fëmija të rritet dhe të ushqehet sa më shëndetshëm. Disa substanca që gjenden në gjakun e nënës mund të përhapen në qumësht dhe kjo mund të jetë e dëmshme për foshnjën.
Ndër produktet që veprojnë drejtpërdrejtë me lëkurën e nënës janë edhe ngjyrat e flokëve.
Por çfarë në të vërtetë janë ngjytat e flokëve?
Ngjyra e flokëve janë përmbajtje e më shumë se 20 substanca të ndryshme aktive, veçanërisht amoniak dhe peroksid hidrogjeni, para-fenil diamine dhe para-toluen diamine.
A e keni vërejtur se gjatë ngjyrosjes së flokëve një aromë shumë e fortë do të ju shkaktojë vështirësi në frymarje. E gjithë kjo ndodhë si pasojë e amoniakut. Ai shkatërron shtresën mbrojtëse të flokëve dhe në këtë mënyrë lejon që floku të marrë ngjyrë. Përpos kësaj amoniaku iriton lëkurën, sytë dhe rrugët e frymarrjes duke shkaktuar asmë dhe frymëmarrje të vështirësuar.
Në vitet e fundit është rritur dukshëm përdorimi i ngjyrave të flokëve nga moshat e reja.
Kjo po ndodhë nga fakti se nuk kemi mjaft njohuri rreth produktit i cili përmban një numër të kimikateve potencialisht të rrezikshme. Posaqërishtë nëse është produkt me një çmim më të lirë në treg atëherë edhe rrezikshmëria është shumfishë me e madhe për arsye se ai produkt nuk është i kontrolluar e as i çertifikuar si produkt jo i dëmshëm. Tek ngjyrat më të lira përdoret edhe resorcinoli në kombinim me peroksidin gjë që jep qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi të ngjyrës. Shkakton rrahje të shpejtë të zemrës, ndryshime në frymarrje, dhimbje koke, nervozizëm, të vjella e shumë të tjera.
Për përdorimin e ngjyrave të flokëve gjatë procesit të shtatzënisë duhet të përdoren në mënyrë mjaft të kufizuar, shkruhet në një nga udhëzimet e fundit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Lyerja e flokëve gjatë shtatzënisë absolutisht duhet të shmanget gjatë tremujorit të parë. Më e mira do të ishte këtij procesi ti ikni gjatë gjithë shtatzanisë por së paku kjo duhet evituat gjatë tremujorit të parë.
Nëse keni vendosur ti ngjyrosni atëherë në mënyrë që të shmangen të gjitha rreziqet, gjatë shtatzënisë duhet të përdorin një ngjyrë me bazë natyrale dhe që është me të vërtetë 100% pa amoniak.
Në këtë mënyrë ku do të jeni do të jeni më të qeta që foshnjës nuk po i transmetoni asnjë kimikat dhe flokët tuaj do të jenë të shëndetshëm.
Si qëndronë e vërteta e përdorimit të ngjyrave gjatë procesit të gjidhënjes?
Përdorimi i ngjyrave të flokëve gjatë procesit të gjidhënjes sidomos gjatë tremujorit të parë sa vjen e shtohet rrezikshmëria. Kjo për arsye se ngjyra gjatë pastrimit ka kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën tuaj ndërsa bebi ushqetet me gji duke e prekur atë lëkurë.
Disa këshilla të përdorimit të ngjyrave gjatë procesit të gjidhënjes:
•Shmangni lyerjen e flokëve gjatë tre muajve të parë të dhënies së gjirit.
•Përdorni ngjyra natyrale pa nikel, amoniak ose substanca të tjera të dëmshme.
•Përdorni shampo me ngjyrë edhe pse nuk zgjasin shumë në kohë.
•Mos harroni që gjatë shtatzanisë dhe gjidhënjes flokët reagojnë në një mënyrë tjetër ndaj çdo trajtimi.
•Ju duhet të kërkoni këshilla nga njerëzit që keni besim dhe që kanë njohuri rreth përdorimit të tyre
• Duhet patjetër të përdorni dorëzat dhe të punoni në ambient të ajrosur mirë që të zvogëloni eksponimin ndaj kimikateve të përdoruara në proces.
•Mos i leni ngjyrat në veprim më shumë se sa që është e nevojshme, dhe shpërlani kokën rësisht në fund të procesit.
Cilat ngjyra do të ishte më mirë të përdoren?
Sot në treg ka ngjyra me bazë bimore të cilët ngjyrosin flokun me pigmente bimore të bimëve. Këto ngjyrosin shtresat sipërfaqësore të flokëve duke i dhënë një shkëlqim të bukur dhe pa shkatërruar strukturën e saj.
Nga të gjitha ngjyrat e flokëve, ky lloj përmban më së paku kimikate sintetike. Magnesia e vetme ësht se nuk janë shumë gjatë të qëndrueshme. Por që ja vlerë të sakrifikoni të bëni lyerjen më të shpeshtë gjatë kësaj periudhe me këto ngjyra më pak të qëndrueshme vetëm për një mirëqenje dhe rritje të shëndetshme të bebit ruaj./Familjadheshendeti.com