Nga A. Nila (ngjarjen që rrëfeu në Familja dhe Shëndeti)
Pershendetje per grupin Familja dhe shendeti … pasiqe ne jetojm ne Kosove dhe ankesat nuk mirren parasysh thuajse kerkund ne as nje instuticjon ,mbasi qe ky grup eshte mjaft i ndjekur dhe ka shume dhe doktorr deshta me be nje lutje publike …
Jam nene e dy femijeve qe te dy femijet i kam me prerje cezariane jo nga deshira por ashtu vendosen mjeket …operacioni kaloj mire ndeja ne intenzive 24 oreshi kujdesi shume i mire por kur fillon tmerri …tmerri fillon kur te dergojn ne repart mbas 24 oresh qe lindë…. aty kush ka qen e din KUJDES nuk ka fare …femiun e pare e linda ne dimer ishte ftoft mbulesa nga shtepia nuk lejohej por te spitalit ishin disa postava te shqyera me disa batanije te zeza mbrenda ,nejse si e operuar ke nevoj per kujdes kerkojsha ndihem ASKUSH thirrsha motra infermjere te pyetke ,,qka po don,, me ton te lart nese thojshe kam dhimbje te thoshte normal je OPERU ….kisha nevoj te shkoj me banjo sepse kisha shume gjakderdhje dhe pizhamat me ishin perlyer nuk me ndihmuan motrat,familjaret nuk i lejojshin te hyn as ne repart, bera pothuajse 30 min nga dhoma deri tualet duke ecur ngadal me marramendje duke shiquar vendin se ku po rrzohem aty hyra dhe kerkova uje ishte nje çeshmë qe rrjedhte uje te ftoft akull sepse ishte dhe dimri ngrica gjithandej u shperlava disi duke u dridhur e duke qajtur nga dhimbjet e mdha …uff tmerr mendjen tek beba e lash ne dhome vetem nejse ishin edhe dy gra tjera por qe ishin te shtrira paciente sikur une … e mblodha veten mezi u ktheva beba qajke e ndijsha ne fund koridorit mundohesha te shpejtoja hapat por smundja shkova spushonte ishte e uritur gji nuk kisha kerkova nga motrat prap ndihme ta ushqenin beben me qumesht ,, nuk kena qumsht sna ka mbet eshte vikend ,, ishin fjalet e tyre …..
Kaloj ajo nate e tmerrit aty mes dhimbjeve te mija dhe te qarave te bebes se uritur dhe ne mengjes pa lejen e askujt thirra burrin dhe shkova ne shtepi….. keshtu e njejta histori u perserit edhe ne femijun e dyt ….
LUTJE ,LUTJE,LUTJE ndryshoni kujdesin ndaj lehonave sidomos ne at repart gjinekologjise sepse eshte metvertet shume shume keq as s’te ofrojn ndihem as nuk te len familjare qe te kujdesen ….