Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste
(Helichrysum italicum)
Makthi është një barishtore që rritet zakonisht në rajonin e Mesdheut. Ndërsa farat dhe gjethet janë përdorur kryesisht si një erëz e kuzhinës, ajo është përdorur edhe për të trajtuar një shumëllojshmëri të problemeve shëndetësore në Egjipt, Greqi, Itali, dhe Azinë Jugore. Farat e makthit janë vlerësuar si një nga më të mirat në mesin e erëzave të shumta. Farat e verdha ne ngjyrë kafe janë të njohur për shijen e tyre të hidhur dhe lehtë mund të dallohen nga të tjerat. Farat e makthit përmbajnë proteina, vitaminë C, niacin, kalium, dhe diosgenin (e cila është një kompleks që ka veti të ngjashme me estrogjenit). Për shkak të përmbajtjes me diosgenin është zbuluar se minimizon simptomat e menopauzës tek gratë. Në Indi dhe Kinë është përdorur për të përmirësuar tretjen, për të mbajtur një metabolizëm të shëndetshëm.
Makthi gjithashtu njihet për përdorimin e tij për trajtimin e çrregullimeve hormonale, për të ndihmuar me shtimin e qumshit (tek nënat me fëmijë në gji), dhe për të zvogëluar dhimbjet menstruale. Studimet e fundit kanë treguar se makthi ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, dhe ul nivelin e kolestrolit.
Gjithashtu janë konsideruar si një burim i pasur me proteina, carotene, fibra, dhe vaj esencial.
Përmbajtja në 100 gram
Kalori 323mg,
Ujë 86.1%,
Proteina 4.4%,
Yndyrë 0.9%,
Sodium 67mg,
Potas 77mg,
Minerale 1.5%,
Fibra dhe karbohidrate 6.0%
dhe fibra dietike 25gr.
Mineralet dhe vitaminat:
Kalcium, Hekur, Fosfor, Carotene, Thiamine, Riboflavin, Niacin, Diosegenin dhe Vitaminë C.
Makthi mund të përdoret në disa forma të ndryshme si: çaj, pluhur dhe laksativ.
Përdorimi i farave të makthit:
Pini cajin me farat të makthit një herë ne ditë para se të hani ushqimin.
Përgaitja:
Në një gotë ujë që e kemi valuar, shtoni 1 lugë (kafeje) me farat të makthit. E mbulojmë dhe e lëmë të pushoj 10-15 min’, më pas kullojeni dhe e ëmbëlsoni sipas dëshirës me mjaltë.
Shënim: Bima e fenugreek mund të shkaktojnë kontraktimet të mitrës, këshillohet që gratë shtatëzëna në 3 mujorin e parë të shtatzanisë të shmangin bimën fenugreek në çdo formë. /Familjadheshendeti.com