Fushëbeteja e vërtetë !

 

Sot në mëngjes tek sa po prisja urbanin e rradhës, pash një grua që kishte lidhur një shami në kokë. Duken qartë se i kishin rënë flokët. Nuk më bëri përshytpje kjo gjë. Njerëz të tillë më bie të shoh çdo ditë. Më tërhoqi buzëqeshja e saj dhe entuziazmi që e kishte. Nuk di në kishte bërë seancën e fundit të kimioterapisë apo çfarë. Di vetëm se ishte e lumtur.
Mua me thënë të drejtën më erdhi turp!
Mërzitemi pothuajse çdo ditë me gjëra të vogla dhe kapemi pas detajeve të fjalëve. Kemi frikë të na acarohet krenaria. Ndërsa ajo ishte në fushëbetejë me jetën. Ishte krenare e pajisur me buzëqeshjen briljante dhe duke gëzuar ditën në vijim.
E falenderova nën vete dhe vazhdova pritjen time për udhëtimin e rradhës. E falenderova sepse ajo më kujtoji se jeta vlen më shumë se sa një fjalë e ligë. /Familjadheshendeti.com