Nga Adelina Pjetra
Psikologe Klinike
Specialiste e licensuar në BrainWorking Therapy
Terapiste Emdr
“Prindërit që bërtasin mund të humbasin një shans për t’u mësuar fëmijëve të rregullojnë emocionet e tyre”.
Si mund të dëmtojë “e bërtitura” dhe si ta ndalojmë atë
Çdo prind e ka humbur të paktën një herë durimin me fëmijën e tij ose të saj. Në fakt, studiuesit thonë që ka shenja që e bërtitura prindërore është në rritje.
Pothuajse çdo prind e humbet kontrollin dhe i ulëret fëmijëve herë pas here. Por, çfarë ndodh nëse e bëni këtë në mënyrë të përsëritur?
Studiuesit dyshojnë se prindërit po bërtasin shumë më shumë. Prindërit kanë qenë të kushtëzuar për të shmangur të goditurën, kështu që ata e shpërthejnë zemërimin dhe zhgënjimin e tyre duke bërtitur. Tre nga katër prindër bërtasin, ulërasin ose ngrejnë zërin ndaj fëmijëve ose adoleshentëve të paktën një herë në muaj, përgjithësisht, për sjellje të keqe ose se i kanë bërë ata të zemëruar. Gjithnjë e më shumë, terapistët dhe ekspertët e prindërve po përqëndrohen në mënyrën se si kjo e lëndon një fëmijë, dhe si ta ndalojnë atë.
Ngritja e zërit nuk është gjithmonë e keqe. Duke e përshkruar me zë të lartë një problem mund ta tërheqë vëmendjen pa dëmtuar askënd. Për shembull: “Sapo kam larë dyshemenë e kuzhines dhe tani ajo është e mbuluar me gjurmë këmbësh me baltë”.
E bërtitura bëhet i dëmshëm kur është një sulm personal, duke e ulur ose fajësuar një fëmijë me deklarata të tilla si “Pse nuk mund të kujtohesh ,të mbash mend ndonjëherë?” ose, “Ti gjithmonë e kupton këtë gjë gabim!” .
Shumë prindër e humbasin kontrollin për shkak se e marrin shumë personalisht sjelljen e keqe ose rebelimin e fëmijëve të tyre. Ata ndihen të sulmuar ose mendojnë se veprimet e fëmijës pasqyrojnë dobësitë e tyre. Prindërit që i shohin emocionet negative të fëmijës si të papritura, të pa durueshme dhe tronditëse, priren të ndihen më të kërcënuar dhe të frustruar me çdo shpërthim të ri. Ky model, i quajtur “përmbytje emocionale” shkakton një spirale në rënie në marrëdhënie, duke prishur aftësinë e zgjidhjes së problemeve të prindit dhe duke nxitur reagime emocionale, të tilla si e bërtitura.
Adoleshentët, prindërit e të cilëve përdorin “disiplinë të ashpër verbale” të tilla si e bërtitura ose fyerja kanë më shumë gjasa që të kenë probleme të sjelljes dhe simptoma të depresionit.
Shumë prindër e humbin kontrollin sepse e marrin sjelljen negative të fëmijëve personalisht. Çfarë mund të ndihmojë: të mësoni të vini re shenjat paralajmëruese në trupin tuaj, të keni pritshmëritë e duhura për fëmijën tuaj që lidhen me moshën e tyre dhe të krijoni një diferencë në rutinën e përditshme për të lejuar kohë që të merreni me problemet.
Një tjetër studim sugjeron që e bërtitura ndaj fëmijëve mund të ketë pasoja që shkojnë përtej atyre të një shuplake. Tetë vjeçarët, prindërit e të cilëve i kanë disiplinuar ata duke bërtitur kanë marrëdhënie më pak të kënaqshme me partnerët romantikë dhe bashkëshortët në moshën 23 vjeçare, sipas një studimi 15-vjeçar të udhëhequr nga Stephanie Parade, profesor asistent i psikiatrisë dhe sjelljes njerëzore në Brown University.
“Prindërit që bërtasin mund të humbasin një shans për t’u mësuar fëmijëve të rregullojnë emocionet e tyre”.
Shuplaka ,e goditura parashikon gjithashtu marrëdhënie më pak të kënaqshme me të rriturit, por efektet negative është shikuar që kompensohen kur prindërit lavdërojnë fëmijët e tyre në raste të tjera. Efektet negative të të bërtiturit nuk mund të fshihen nga ngrohtësia prindërore. Taktikat negative të zgjidhjes së problemeve që fëmijët mësojnë kur prindërit e tyre bërtasin mund të mbesin më gjatë me ta si të rritur. Fëmijët gjithashtu mund të presin që të tjerët t’i trajtojnë ato në mënyrë negative dhe në mënyrë të pavetëdijshme zgjedhin partnerë që përmbushin atë pritshmëri.
Prindërit mund të mësojnë të kuptojnë shenjat që një shpërthim po prodhon dhe të ulin tensionin e tyre. Shenjat paralajmëruese mund të përfshijnë: ngushtim në fyt ose në gjoks, frymëmarrje e cekët ose e shpejtë, shtrëngim dhëmbësh ose nofulle, mendime negative rreth vetes ose ndjenja të mbingarkesës.
• Një frymëmarrje e thellë, duke imagjinuar një skenë të këndshme, duke numëruar deri në 10 ose duke u larguar nga dhoma mund të ndihmojë. Do të këshilloja praktikimin e mendimeve qetësuese, të tilla si “Unë jam duke kaluar një ditë të vështirë, por duke u zemëruar do t’i bëj gjërat edhe më keq”
Ndërtoni një hapësirë të kohës së lirë në rutinat e përditshme për të lejuar kohë edhe për aksidente të vogla, si qumështi i derdhur ose xhaketa të humbura. “Nëse keni 20 minuta për të pastruar pas darkës, keni më shumë gjasa të merreni mirë me atë qumësht të derdhur”
Të mësoni të filloni një fjali me “UNË” dhe jo me “TI” mund t’i ndihmojë prindërit të zhvendosen nga një sulm i zemëruar në një moment mësimi. “Thoni atë që nuk ju pëlqen, pastaj shtoni atë që ju dëshironi ose prisni”.
Prindërit mund ta kthejnë një problem në një mundësi për të mësuar duke përfshirë fëmijët në gjetjen e zgjidhjeve për problemin themelor. Kërkimi i faljes mund të ndihmojë në riparimin e marrëdhënieve pas një shpërthimi dhe të vendosë një shembull pozitiv.
Shumë prindër shpërthejnë në zemërim, sepse kanë pritshmëri joreale, siç është supozimi se një dy vjeçar nuk duhet të kalojë kufinjtë e prindërve. Ne u themi fëmijëve tanë: “ Silluni sipas moshës tuaj “ dhe në realitet ata këtë po bëjnë . Duke mos pritur që fëmijët të jenë të përsosur ose pothuajse kështu, mund të qetësojnë frustrimet e prindërve, kështu që mund të shohin dështimin e një fëmije si një mundësi për atë që të mësojë.
Prindërit mund të kthejnë një problem në një moment të të mësuarit duke përfshirë fëmijët në gjetjen e zgjidhjeve.
Unë do ju sugjeroja: të prisni për një moment më të qetë për ti deklaruar rregullin që ka shkelur fëmija. Pastaj jepini fëmijës një zgjedhje se si të parandalojë që sjellja e keqe të ndodhë përsëri. Të ftosh një fëmije për të sugjeruar zgjidhje u mëson shkathtësinë e zgjidhjes së problemeve.
• Të kërkosh të falur mund të ndihmojë në riparimin e një marrëdhënieje pas një shpërthimi. Kjo tregon që ju i kushtoni vëmendje dhe kujdeseni edhe për ndjenjat e fëmijës tuaj. /Familjadheshendeti.com