Intervistë me Mr sci dr Shpresa Ramadanin – Mikrobiologe – parazitologe klinike

Intervistoi Qëndresa Z. Bojaxhiu

1. Prezentim të përgjithshëm

E lindun në Preshevë, ku përfundova shkollën fillore dhe atë të mesme.
Fakultetin e Mjeksisë e fillova në Universitetin e Prishtinës ku edhe u shpërngulëm tan familja për të jetue në Prishtinë.
Prinderit e mi shkolluen 4 mjek të cilët tani punojmë në 4 shtete të ndryshme, ku me veprimtarinë tonë dhurojmë humanizëm pa kufi !
Punoj dhe jetoj në Sarajevë !

2. E nderuara doktoresh Shpresa, rruga juaj është bukur e gjatë, përse zgjodhët Sarajevën?

Rugetimi im i gjatë drejt Sarajevës filloi në ato vite kur u mbyll Universiteti i Prishtinës për të gjithë studentët e Kosovës. Ishte kohë e vështirë dhe nji hendikep të mbetesha pa përfundue atë që e kisha fillue me shumë andrra rinore.
Përse zgjodha Sarajevën?! Në atë kohë regjimi politik dhe shoviist i Millosheviqit kishte uzurpue çdo mundësi të shkollimit në Kosovë në gjuhën shqipe, duke u nisë nga arsimi fillor e deri tek ai universitar. Ishin vitet 90-ta të shekullit të kaluem dhe mundësia për studime në Republikën e Shqipërisë ishte shumë e vogel. Në atë kohë ishim tre studente të Fakultetit të mjeksis nga familja (tani jemi 4 mjek), duhej nji përkushtim i madh materjal dhe psikofizik pas largimit nga Kosova , prandaj zgjodhëm Fakultetin e Mjeksisë në Sarajevë duke ju perkushtue të jemi bashkë dhe të ndihmojm njëri-tjetrin. Por edhe në Sarajevë nuk ishte rrugë e lehtë sepse aty filloi nji lufte e tmerrshme që zgjati 4 vite.

3. U përcaktuat në drejtimin Mikrobiologji, sa kënaq kjo aspiratat tuaja profesionale ?

Përcaktimi im për fushën e mikrobiologjisë ishte i inspiruem nga rinia e hershme, kur në Institutin e mikroiologjise ishte udhëheqës Acc.prof. dr . Osman Imami i cili gjithmon më thoshte ti do bëhesh nji mikrobiologe e denjë. Përkushtimi im dhe arritjet e mia shkencore plotesojne aspiratat e mia profesionale, por më mungon ushtrimi i profesionit tim në Kosovë, në të cilën asnjiher nuk munda të realizoj punësimin , sepse nuk i takoj elitave korruptive dhe nepotizmit i cili është prezent në Shëndetsin Kosovare.

4. Ju jeni edhe në studime Doktorature, si ecën dhe kur presim kurorëzimin e tyre?

Përfundimi i doktoraturës sime është ka fundi, shpresoj se në vitin 2019 do e përfundoj dhe e mbroj me sukses.

5. Si ju kanë pritur atje dhe a ka ende shqipëtarë tjerë që jetojnë e punojnë në Sarajevë?

Sa i përket se si me kanë pritur në Sarajevë, me modestin më të madhe mund të ju them më mirë se në Kosovë. Edhe pse mbaj hipoteken e nji mjeku te huej , dmth jo vendore unë jam shumë komfore në punën time dhe në relacionet kolegiale. E kjo nuk mund të thuhet për relacionet apo hipotekën e të qenit i vendit apo i huej në Kosovë! Sa her konkuroja në konkurset e Institutit kombëtarë për mbrojtjen e shënedëtsisë të Kosovës , unë hasja në nji neglizhencë dhe injorim ndaj meje dhe përvojës e ngritjes sime profesionale-shkencore dhe intelektuale. Kjo më ndodhte për shkak të hipotkës qe e mbaj 35 vite me radhë të qenit Preshevare. Pra në Kosovë egziston animoziteti ndaj neve Preshevarëve.
Në Sarajevë dhe në Bosnje Hercegovinë ka shqiptarë të profesioneve të ndryshme, mjek e intelektual tjer që ushtrojnë profesionet e tyne, dhe krijojnë mirëqenjen për familjet e tyne.

6. Sarajeva vend i shumë kulturave dhe bashkjetesës religjioze. Si e vlerësoni këtë?

Sarajeva është nji vend multikulturorë me nji traditë të gjatë, ku çdo kush që mbetet të jetoj aty mundet të krijoj nji fole dhe nji rreth social. Divergjencat relogjioze e begatojnë jetën e njerzve që jetojnë në Sarajeven Kosmopolite.

7. Cili është dallimi në mes sitemit shëndetësor në Kosovë dhe Sarajevë?

Dallimi i sistemit shëndetsorë në mënyrë protokolare – administrative nuk është i madhë ndaj sistemit shëndetsorë në Kosovë. Por dallimi si nata me ditë është në qasjen e profesionistëve apo puntorëve shëndetsore ndaj pacientit (njeriut ne nevojë) si dhe kolegëve më të cilët punojnë.

8. Angazhimi juaj pa përtesë që nga dita e parë në grupin Familja dhe Shëndeti. Cfarë mendimi keni rreth grupit ? Sa ishte i nevojshëm një projekt i tillë ?

Motivi i angazhimit tim në grupin Familja dhe Shëndeti është dëshira ime të ndihmoj dhe të jem sa më afër popullit im që më mungon me nostalgji.

9. Jeni nga doktorët që përgjigjeni në 24 orë. Prej nga ky humanizëm dhe shembull tek Familja dhe Shëndeti ?

Është e vërtet që jam nga doktorët që pergjigjem gjatë 24 orëve, dhe e bëj më knaqësin më të madhe, duke e ditur se populli im ka nevojë për ndihmë, për nji qasje më humane ndaj pacientëve dhe pa korrupsion dhe nepotizem, e që fatkeqësishtë në Kosovë e hasim te shumica e kolëgeve – puntorëve shëndetsorë. Prandaj me humanizmin tim mundohem të përcjell mesazhe pozitive dhe humane tek kolegët e mi në QKUK si dhe kudo në Kosovë.

10. Porosia juaj për mjekët e rinjë dhe për të gjithë antarët e Familja dhe Shëndeti ?

Mjekët e rinj i porosis të jenë vetvetja, mos të kopjojnë koleget e tyne të korruptuem të cilët në kohën e fundit janë bërë ujqi për kolegun dhe pacientin, por të konsiderojnë çdo pacient – njeri në nevojë si antarin e tyne të familjes, ndërsa antarët e grupit Familja dhe Shëndeti të rrezatojnë sa më shumë mirësi ! /Familjadheshendeti.com