Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste
Rrepa e kuqe për shkak të shumë vlerave ushqyese që i ka, atë duhet ta fusim në meny javore e veqanërisht tek ushqimet e fëmijëve. Rrepa përmbanë spektrin më të gjërë të mineraleve dhe vitaminave, mes të cilëve edhe atë shumë të rrallë B12, përmbanë përqindje të lartë të hekurit, kurse është e pasur edhe me albumine, yndyrëra si dhe karbohidrate. Nga vitaminat më prezent janë vitamini B1, B2, C, si dhe vitamina shumë e rrallë në ushqimet bimore, B12. Gjithashtu posedon një bollëk mineralesh, kalcium (më tepër nga të gjitha), por është gjithashtu e pasur me bakër, hekur, krom, mangan dhe nikel.
Mund ta gatuajmë në mënyra të ndryshme dhe të kombinuar me produkte të ndryshme. Në rastë se fëmijët nuk e duan duhet ta gjejmë një zgjidhje për të manipuluar me të që gjithësesi ta fusim në meny. Një zgjidhje shumë e mirë është nëpërmjet pallaqinkave.
Edhe si ngjyrë është më tërheqëse për fëmijët.
Kjo recetë është e përshtatshme për fëmijët por pse jo edhe për të rriturit për mëngjes pasi që përmbanë tërshërë.
Përbërësit:
Një rrepë mesatare
2 vezë
Tërshërë
Miell integral
300 ml qumësht
100 ml ujë
Kripë
Përgatitja:
Së pari rrepën e kam zier në 100 ml ujë për 5 min sa për zbutje.
Pas zierjes bluhet në blender.
Pastaj në një enë i rrahim vezët me qumështin, miellin, tërshërën e kam bluar paraprakishtë. E bashkojmë masën me rrepën dhe i shtojmë pak kripë.
Janë fërguar me shumë pak vaj rapsi.
Para servimit mund ti lyeni me krem djathi. /Familjadheshendeti.com