SUPË ME LULELAKËR

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Lulelakra është një ndër perimet më të përshtatshme dhe më të ushqyeshme në sezonën vjeshtë-dimër. Lulelakra është e pasur me elementë tepër të rëndësishëme. Është shumë e pasur me vitaminën A, vitaminën C, kalium, magnez, fosfor, hekur, folate, luteinë (mbron sytë) e madje edhe kalcium, etj.
Një supë me lulelakër do të jetë perfekte në këtë kohë virozash për fëmijët tuaj.

PËRGATITJA
1 lulelakër mesatare
1 qepë
1.5 litër ujë
Pak kos i ëmbël (pavllak)
Disa fije majdanozi
Vaj rapsi
Për fëmijët mbi 1 vjeç shumë pak pika limoni dhe krip himalajesh.

Fërgohet qepa me vaj rapsi dhe pasi të zbutet hidhet edhe lukelakra në tigan për zbutje.


Në një tengjere vlohet uji dhe hidhet lulelakra me qepën e zbutur paraorakisht. Zihen. Pas zierjes bluhet në blinder.

I shtohet një sasi e vogël krip himalajesh, pak kos i ëmbël dhe disa pika limoni.
Shërbehet e ftohtë. /Familjadheshendeti.com