Patatja e ëmbël ushqim për bebet

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Perimet janë një burim i mirë i vitaminave për bebet dhe fëmijët dhe ka disa nga to që janë më të veçuara për shkak të vitaminave dhe përbërësve ushqyes që posedojnë. Kësaj radhe do të flasim për pataten e ëmbël e cila është e mrekullueshme për shëndetin e fëmijës. Tek bebet, nisur nga muaji i gjashtë, patatja e ëmbël mund të zihet dhe më pas të bluhet. Ajo mund edhe të piqet në furrë.
Patatja e ëmbël ka veti ushqyese dhe shumë vitamina që ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit të fëmijës. Patatja e ëmbël mund edhe të kombinohet me ushqime tjera sikurse brokoli apo perime te gjelberta. Është mirë që bebeve apo fëmijëve tuaj ti jepni patate të ëmbël të paktën dy herë në javë.

Janë të pasura shumë me vitaminën A, beta karotin, patatet e ëmbla mbartin sasi të mëdha triptofani, magnezi, kaliumi, proteina, kalcium, fibra e vitaminat C, E, B6, B5 e B3.

Pure nga patatja e ëmbël

Përbërësit:
• Gjysëm patate e ëmbël, e qëruar dhe e prerë në kube

Përgatitja:
1. Zieni në ujë apo avull pataten e ëmbël derisa të zbutet (rreth 20 minuta).

2. Thajeni dhe shtypeni mirë.

3. Për të fituar një masë homogjene, përdorni blenderin.

4. Nëse dëshironi pure më të lëngshme, hidhini puresë ujë të vluar.

I bëftë mirë bebit. /Familjadheshendeti.com