Nga Fjolla Spanca
Çohem vone … tanaj idhnueshem i numroj oret e djeguna n’gjume. Ç’krijese e paperfillshme qenka njeriu … prej dembelie nuk e zuna diellin e as kangen e pare t’knusit n’mahalle.
Ashtu menushem çohem tuj e lut nanen me dal per nji kafe; ma forte per me i flladitun trut’ se sa per filxhanin me qumesht, jo tamel.
Ulena ne nji qoshk t’bahces diku. Flasim qete-qete tuj e pritun kafene …
Nisi me e kqyr venin rreth e rrotull … kahdo qe e ngrej kryet shikoj lluks … lluks t’shfrenuem per synin tem … prej jashte t’duket vetja se je tuj jetue n’Gjermani (se tane shqiptaret desin pak per ate xhenet) – po pastaj them me vete qe s’ka munsi se as atje nuk bojne hajgare kaq shume me fukarenjte …
Nejse, vjen kafja. Per ibret … xeher. Po s’ka rendesi. Ktu paguhet emni, tavolina, lluksi ( i rreme )
E njejta histori edhe anej kah shkojme rralle per me provue naj ushqim ndryshe … cdo gja e persosun [drita, zhurme, pjata, gota] pervec ushqimit t’helmuem!
Diqysh asht idhnim me pranue se n’plot vene njerezit ulen sa per me kallxue qe kane’ edhe qe munen me ba ate soj jete … ulen per me shit’ men.
E kqyri veten … n’venet qe dikur per muhabet jena taku; sot shkojme per me u fotografu … Fjalet – shpirt s’kane. Dashnija tretun asht. Njerezit jane, njerezit s’jane.
I kap krahun nanes tuj e afrue per kah vetja, e i them se s’ka me u zgjue ma vone … çaj e kafe kena me pi bashke, n’shpi … aty ku s’ka perde e as rrena. Aty ku peshe s’kane format, por çka majna mrena …
Shpija asht Dashnija. E pare edhe e mrame. Shpija s’asht veç dikund; ajo asht gjithkund! Kudo qe zemra flen qete; lehte; pa siklet! Shpija asht permenje; stacion andrrash e gzimesh! Shpija ka bojna deti, kripe sherbeti! /Familjadheshendeti.com