Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste
Salvia Hispanica
Farat – Chia apo në gjuhën latine njihen me emrin Salvia
Hispanica, por emri i origjinës vjen nga fjala Chian “i yndyrshëm”, sepse përmban sasi të madhe të
yndyrave.
Bima e saj rritet për disa ditë, kurse në vete i përmban të
gjithë përbërësit që i nevojiten një njeriu.
Kjo bimë rritet në Meksikë dhe Gvatamala, e njohur më shumë se 3500 vite.
Kjo bimë përmban omega 3 më shumë se lososi, përmban sasi të mëdha të antioksidantëve dhe mineraleve, është më ushqyese se farat e lirit dhe është burim i energjisë së madhe tek njeriu.
Cila është mosha e përshtatshme për testim te fëmijët?
Farat Chia nuk preferohen të konsumohen nga fëmijët nën moshën 3 vjeçare sepse ato thithin shumë ujë, madhësia e tyre rritet deri në 10 herë nga forma fillestare dhe një fëmijë nuk ka kapacitet të pijë aq ujë, pra mund ta dehidroj organizmin. Ndërsa pas moshës 3 vjeçare ështe e preferuar para përdorimit fillimisht të lihen së paku një orë në një enë me ujë për të thithur një sasi të ujit e pastaj mund të kombinohen në ushqim.
Tek fëmijët nga mosha 3 vjeçare nuk preferohet më shumë se gjysëm lugë e çajit dhe atë jo për çdo ditë, ndërsa tek fëmijët mbi 10 vjeç 1 lugë e çajit.
Sa fara mund të han të rriturit?
Një lugë e madhe me fara Chia në ditë është e rekomanduar, por jo më shumë se kaq, sepse Chia përmban shumë fibra, të cilat mund t’i mbingarkojnë të gjithë ata që kanë stomak të ndjeshëm.
Cilat elemente kimike i përbajnë këto fara?
Farat Chia janë burimet më të pasura botanike me acide yndyrore Omega 3, që gjendet në natyrë, ato ofrojnë më tepër acide yndyrore Omega 3 sesa ndodhet edhe tek peshku. Ato përmbajnë 30% më tepër antioksidante se boronicat. Vaji i Chias është gjithashtu i pasur me proteina, vitamina A, B1, B2, B3, hekur, magnez, potassium, fosfor, bakër, milobden, niacin dhe zink.
Mund të jenë të vogla, por janë të pasura me një sërë vlerash ushqyese.
Vetëm 1 lugë çaji që përdoret tek fëmijët fara chia përmban 69 kalori, 5 gramë fibra, 4 gramë yndyra dhe 2 gramë proteina.
Në 28 gramë fara chia (për të rriturit) gjenden këto elemente:
•Fibra: 11 gramë;
•Proteina: 4 gramë;
•Yndyra: 9 gramë (5 gr. janë Omega-3);
•Kalcium: 18% e sasisë së rekomanduar për një ditë;
•Manganez: 30% e sasisë së rekomanduar për një ditë;
•Magnezium: 30% e sasisë së rekomanduar për një ditë;
•Fosfor: 27% e sasisë së rekomanduar për një ditë;
•Gjithashtu mbajnë dhe sasi të madhe të zinkut, Vitaminë B3, potasium, vitaminë B1 dhe vitaminë B2.
Farat Chia përmbajnë:
300 % më shumë magnezium se farat e lirit.
500 % më shumë kalcium se qumështi
100 % më shumë potasium (Kalium) se banania
1,400 % më shumë magnezium se sa Brokoli
500 % më shumë protinë se fasulet
200 % më shumë hekur se spinaqi
600 % më shumë Omega 3 se sa Peshku i lososit
Antioksidant më i mirë se boronica.
Ku përdoren farat Chia?
Farat Chia kanë shije shumë të butë dhe të këndshme, nëse i përzieni me ujë mund të zëvendësoni vezën. Farat Chia mund të hahen edhe të papërpunuara, por ato duhet të shtohen në një ushqim tjetër para ngrënies. Rekomandohet mos ti hani me lugë sepse janë të vështira për tu përtypur dhe në kontakt me ujin farat fryhen e si rrjedhojë mund t’ju japin komplikacione fatale.
Si mund të konsumojmë farat Chia?
Mënyra më e thjeshtë është që farat t’i përzieni me ndonjë smoothie, apo t’i vendosni në ndonjë sallatë vitaminoze dhe të lehtë.
Truku është që t’i zhytni së paku 15 minuta në ujë, derisa të rriten në madhësinë që është 10 herë më e madhe se madhësia e tyre e zakonshme për të rriturit ndërsa për ushqim të fëmijëve mund ti lëni deri në një orë në ujë. Ashtu si me qullin e tërshërës mund ti kombinoni në ushqime të tjera.
Mund të futen edhe në bukë të pjekur, torte, biskuite etj. /Familjadheshendeti.com