LAKRA E BARDHË

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

(lat. Brassica oleracea var. capitata var. alba L.)

Lakra është një bimë barishtore që mbillet, e cila përdoret për tu ushqyer duke e bërë gjellë, sallatë etj. Është bimë njëvjeqare dhe rritet në lartësi jo shumë të lartë nga sipërfaqja e tokës.
Lakra e bardhë është një prej perimeve më të shëndetshme për organizmin. Për vlerat ushqyese që ajo përmban radhitet ndër perimet më të pasura me minerale dhe vitamina.

Kur mund t’ia testoni lakrën bebeve?

Lakra mund të testohet pas muajit të tetë. Ne e kemi testuar në muajin e nëntë meqenëse shumë pemë dhe perime lejohen nga muaji i tetë por kemi arrit ti testojmë vetëm 10 prej tyre gjatë muajit të tetë, secilën nga 3 ditë radhazi. Të tjerat vazhduam gjatë muajit të nëntë.

Lakra nuk preferohet para kësaj kohe sepse shkaktonë gazra. Prandaj është mirë të pritet deri në këtë moshë. Për t’iu shmangur shqetësimeve të bebit nga gazrat mos i përdorni fletët e mëdha në pjesën e jashtme të lakrave në fillim të testimit. Përdorni pjesën e brendshme për ushqim të bebeve që anon nga ngjyra e verdhë. Mund ti shtoni edhe pak kopër gjatë gatimit dhe pak vaj bebesh.

Cilat elemente kimike i përmbanë lakra?

Lakra është një super ushqim, në bazë të vlerave ushqyese që ajo ka është e pasur me shumë mineraleve dhe vitaminave.
Lakra përmban pak kalori por shumë e pasur me vlera ushqyese (24 kcal/100 g), mesatarisht përmban: 92,52 për qind ujë, 1,21 për qind proteina, 0,18 për qind yndyrë dhe 2,3 për qind fibra.
Një filxhan lakër përmban 15 kalori. Ajo është një ushqim i shkëlqyer për fëmijët. Lakra përmban Vitamina A, vitaminë C, vitaminë E, Vitamina B, proteina, kalcium, hekur, magnez, selen, fosfor, bakër, kalium, mangan etj. Secila prej këtyre lëndëve ushqyese është e vlefshme për rritjen dhe mirëqenjen e organizmit të fëmijëve.

Vlertat për 150 gram lakër janë këto:

Vitamin K 79%
Vitamin C 69%
Vitamin B6 20%
Mangan 14%
Fibra 14%
Bakër 9%
Vitamin B1 9%
Folate 9%
Kalium 8%
Fosfor 7%
Vitamin B2 7%
Selen 6%
Magnez 6%
Hekur 6%
Kalcium 6%
Acid pantenoik 5%
Proteina 5%
Vitamin B3 4%

Cilat janë dobitë shëndetsore të lakrës?

?Lakra përmban rreth 15 tipe fenolesh të cilët janë elementë që i japin asaj vlerat e një antioksidanti të fuqishëm. Si pasojë e kësaj shumë studime dëshmojnë se lakra e bardhë ka një efekt tepër pozitiv edhe në parandalimin e shumë sëmundjeve.
?Lakra ndihmon për të pastruar gjakun dhe për të hequr radikalet e lira dhe acidin urik nga trupi.

?Forcon sistemin imunitar
Lakra është e pasur me vitaminë C, e cila është perfekte për funksionimin e imunitetit. Nivelet të tilla të larta të vitaminës C rigjenerojnë qelizat, bëjnë më shumë qeliza të bardha të gjakut.

?Poashtu e pasur me vitaminë K, një vitaminë shumë e rëndësishme për rritjen e shëndoshë të kockave. I mbanë kockat e mineralizuara në mënyrë të shëndetshme.

?Lakra gjithashtu përmban sulfur, i cili njihet në rritjen e sistemit imun të trupit duke luftuar me infeksione mikrobike.

?Një ndër efektet pozitive që konsumi i lakrës ka është luftimi i inflamacioneve në organizëm.

?Lufton kapsllëkun
Lakra është e pasur me fibra dhe bën që trupi të jetë më i fortë. Lakra ndihmon që trupi të mbajë mjaftueshëm ujë, në mënyrë që të largojë më lehtësisht ushqimin nga zorrët.

Si ta përgatisni?

Lakrën mund ta zieni në avull por edhe direkt në ujë. Mënyra më e mirë është zierja me avull pasi kjo metod ndihmon në ruajtjen e vlerave ushqyese.
Lakra mund të zbutet për rreth 5 minuta por për një zierje normale për ushqim bebesh nevoiten rreth 10 deri 15 minuta. Kur lakra teprohet në zierje fillon të lëshojë aroma të pa këndshme prandaj vështrojeni kohë pas kohe se a është gati.

Pas testimit lakrën mund ta kombinoni me shumë perime të tjera për ti ofruar fëmijëve tuaj një meny shumë të shëndetshme. /Familjadheshendeti.com