SULMI NE ZEMER

Nga Dr. Gëzim Berisha – Kardiolog

(Infarkti akut i miokardit)

Definicioni!
Infarkti akut i miokardit është një term shkencor për slumin në zemër. Kjo është sëmundje e rrezikshme për jeten dhe potencionalisht vdekjeprurëse. Ndodh atëherë kur qarkullimi i gjakut në njërën nga arteriet e zemrës papritmas ndërpritet (mbylla e arteries) që për pasojë pjesa e muskulit të zemrës që normalisht furnizohet nga arteria e bllokuar do të dëmtohet rëndë.

Cilët janë simptomat e sulmit në zemër (IAM)?

Mund të jenë të shumta dhe të ndryshme simptomat klinike që alarmojnë për këtë sëmundje. Por nëse një ditë papritmas keni njërën ose disa nga simptomat e mëposhtmë duhet të kërkoni urgjentisht ndihmën e mjekut sepse tash mund të jeni duke vuajtur nga infarkti akut i miokardit apo sulmi në zemër:

  • Dhimbja e fort e gjoksit që ka karakterit kryesisht shtypës, shtrëngues apo djegës
  • Frymëzënje e papritur
  • Djerësitje e ftoft
  • Vjellje apo mundim për vjellje
  • Dhimbje e nofulles dhe duareve

Kush janë të rrezikuar të preken nga sulmi në zemër (IAM)?

Cdo kush mund të preket nga kjo sëmundje e rëndë. Por më të rrezikuar janë ata që tashmë janë diagnostikuar me shtypje të lart të gjakut, yndyrna të larta në gjak, me diabetin mellit tip 2 (sëmundjen e sheqerit), duhangjinjët, personat obezë, personat me histori familjare pozitive etj.

Si trajtojet sulmi në zemër (IAM)
Duke qenë se kemi të bëjmë me një sëmundje të rëndë trajtimi duhet të jetë i shpejt sepse për cdo vonesë pjesë e muskulit të zemrës dëmtohet.
Trajtimi modern konsiston në kombinimin e trajtimit medikamentoz (me barna) dhe invaziv që konsiton në koronarografi dhe pastaj hapjen dhe stenimin e arteries së bllokuar dhe rivendosjen e qarkullimit të gjakut. /Familjadheshendeti.com