Nga Veranda Mataj- Psikologe
Pavarësisht nëse shkaktarët e vështirësisë në të folur të fëmijës janë mjedisore apo fizike, ju mund të bëni shumë për të stimuluar zhvillimin e tij:
1. Kaloni sa më shumë kohë të jetë e mundur duke folur, lexuar dhe duke kënduar me fëmijën tuaj. Sa më shumë që të pasurohet fjalori i tij, kjo do të rrisë besimin, i cili është një pjesë mjaftë e rëndësishme e komunikimit.
2. Mbani kohën televizive (mediatike) në minimum. Edhe të ashtuquajturat “programe edukative ” privojnë fëmijën tuaj nga ndërveprimi me lojëra verbale dhe e bëjnë komunikim një drejtimsh.
3. Nëse fëmija juaj ka tantrume të shkaktuara nga frustrimi mbi aftësitë e tij komunikuese të kufizuara, bëhuni i afërt me të dhe bisedoni për atë që ai dëshiron ose është duke u përpjekur për ta thënë.
4. Këndoni këngë – Për veten dhe për fëmijën tuaj, i cili së shpejti do t’ju bashkangjitet. Këndimi është një stimul i shkëlqyer për të folurit, veçanërisht nëse përfshin rima, përsëritje të fjalëve apo fjalive dhe veprime (gjeste).
5. Duartrokisni përpjekjet e fëmijës suaj për të folur, edhe nëse fjalët nuk i thonë shumë saktë, në mënyrë që të zhvilloni besimin e tij verbal.
6. Jepni një koment për të vazhduar atë që jeni duke bërë, edhe nëse ai koment është vetëm sa për të thënë, në mënyrë që ta mbani aktiv në atë që po bëni.
7. Prodhoni tinguj së bashku, si psh “quf quf treni”, nëse jeni duke luajtur me tren, etj.
Pra, para se të shqetësoni për problemin e mundshëm të fëmijës me të folurit duhet të dini se jo çdo fëmijë ka zhvillim të njëjtë, por në rast se dyshimet tuaja janë të bazuara atëherë sa më parë të kërkoni ndihmë tek profesionistët, është gjëja më e mirë që mund të bëni për fëmijën. Gjithashtu edhe pasi të jeni konsultuar me personat profesionist, siç mund të jetë psikologu, terapisti i të folurit apo audiologu dhe të jetë gjetur problemi i mundshëm i fëmijës, roli juaj është shumë i madh në zhvillimin e tij të mëtutjeshëm sa i përket zhvillimit të të folurit. Prindërit mund të ndihmojnë shumë në këtë aspekt, duke kaluar kohë efektive me fëmijët e tyre përmes aktiviteteve të ndryshme që e stimulojnë të folurit, duke mbajtur kontaktin me sy gjatë komunikimit dhe duke bërë pyetje që kërkojnë përgjigje më të gjata. Dhe ajo që është shumë me rëndësi të mos lejohet fëmija të kalojë orë të tëra para televizorit edhe telefonave “Smart/të mençur”. /Familjadheshendeti.com