Nga Dr.Ismail Lutolli specialist Pediatër
subspecialist Dijetolog-Nutricionist
(nga muaji i 10 – 12)
Është e nevojshme:
– Një gotë bizele të reja të gatuara
– Një qepe e kuqe
– Një patate e mesme
– Një karrote
– Një lugë vaj ulliri
– Dy lugë krem për gatim
Përgaditja:
Fërgojeni qepen në vaj per 7 deri 10 minuta dhe shtojeni karroten e copezuar . Pataten qërojeni dhe prejeni në kubëza të vogla. Shtoni bizelet dhe copëzat e patateve në tenxhere. Shtoni dy gota me ujë dhe lëreni në gatim për 20 minuta. Kullojeni ujin në një enë dhe pjesën e mbetur vendoseni në mikser. Pastaj rikthejeni përmbajtjen dhe bashkojeni me ujin e kulluar si dhe shtoni dy lugë krem për gatim. Përzijeni për 2 min dhe gjithçka është gati. Bebi juaj do e shijojë mjaftueshëm.
Vlerat ushqyese:
Bizelet janë burim i mirë i vitaminës C, bizelet e freskëta përmbajnë hekur, kalium, fosfor, kalcium.
Bizelet forcojnë sistemin imunitar dhe gjithashtu ndihmojnë në prodhimin e energjisë. Ato janë të pasura në vitaminat A dhe B-complex -B1, B2, B3 dhe B6, dhe luajnë një rol tepër të rëndësishëm në metabolizimin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave. /Familjadheshendeti.com