Nga Dr.Ismail Lutolli specialist Pediatër
subspecialist Dijetolog-Nutricionist
A duhet bërë larja e foshnjës mënjeherë pas lindjes?
Kontakti lëkurën me lëkurë – a është kjo prekja magjike e nënës dhe foshnjës?
Vonesa e larjes së foshnjës së posalindur dhe ndikimi në gjidhënje?
Verniksi dhe ndikimi mbi foshnjën dhe nënën?
Momenti i lindjes është momenti në të cilin ndodhë takimi i parë i nënës dhe foshnjës si qenie të veçanta. Takim që shpeshherë përcillet me lotët e gëzimit të një nëne dhe nga të qarat e një foshnje të posaardhur në këtë jetë. Moment magjik do të thoja unë, moment që do të ndryshojë përfundimisht jetën e një nëne dhe të një familje.
Pikërisht këto momente ngelen të një rëndësie të veçantë dhe nga këtu bëhet ose jo një nisje e mbarë.
Shtresa me të cilën mbështillet foshnja pas lindjes quhet verniks, një shtresë të veçantë mbrojtëse të trashë që zhvillohet në tremujorin e tretë të shtatzënisë dhe mbron lëkurën foshnjës, ndërsa ajo është ende në barkun e nënës. Shumica e foshnjave janë të lindur me vernix, foshnjat e parakohshme kanë shumë vernix. Në shumicën e vendeve foshnjat lahen tradicionalisht mënjeherë pas lindjes. Sidoqoftë këshillimet e fundit nuk rekomandojnë larjen e shpejtë të foshnjeve së paku jo në 24-48 orë. Madje edhe atëherë këshillojnë se është më mirë për të shmangur ‘dush klasik’ dhe fëmijë në vend fshihen butësisht me një leckë të lagur dhe kjo eshte e mjaftueshme.
Disa arsye pse foshnja nuk duhet të lahet menjëherë pas lindjes
Kontakti lëkurë me lëkurë – prekja magjike e nënës dhe foshnjës
Shumë studime provojnë se foshnja ato momente të para të ardhjes në këtë botë, është jashtëzakonisht e nevojshme që sa më parë të jetë në kontakt me nënën dhe ky kontakt duhet bërë lëkurë me lëkurë, pra foshnja nuk guxon të jetë e mbështjellë me batanije apo qarqaf. Kontakti lëkurë-në-lëkurë është një metodë shumë e fuqishme për t’u lidhur me foshnjën dhe është gjëja më e mirë për shëndetin fizik, mental dhe emocional të saj. Ka shumë rëndesi që koka e foshnjës të mbështetet në krahërorin e nënës ku do të dëgjojë përsëri të rrahurat e zemrës që i kishte dëgjuar për muaj të tërë. Dëgjon ritmin e zemrës, zërin dhe ndjen aromën, të gjitha këto të njohura për të
I tërë ky proces është i domosdoshëm dhe i një rëndësie të veçantë. Kjo do të zvogëlojë stresin e saj, që nënkupton më pak të qara dhe zhvillim më të mirë fizik dhe emocional. Kjo ndodhë për shkak se foshnja ndihet E SIGURTË me nënën e saj. Çdo vonesë duke bërë larjen e foshnjës e mbeshtjelljen e saj pas larjes, do e largojë këtë mundësi të madhe të kontaktit sa më të shpejtë lëkurë me lëkurë.
Pastrimi i foshnjes pas lindjes ndikon direkt në procesin e gjidhënjes
Në qoftë se bebi pas lindjes i vendoset nënës mbi bark mënjeherë, ajo është në gjendje të rrëshqasë deri te gjiri, të gjejë thimthin dhe të fillojë të thithë. Pra, ky kontakt është i rëndësisë së madhe për gjidhënjen. Kur foshja është në përqafim të menjëhershëm të nënës, ose qëndron pranë saj dhe me faqe prek gjirin, do ta kthejë kokën për të gjetur thimthin dhe vetë do ta fusë në gojë duke nxitur direkt prodhimin e qumështit te nëna. Do t’ju ndihmojë me ushqyerjen me gji, stimulimin e hormoneve të duhura që bëjnë që t’ju vijë qumështi, dhe po ashtu do t’ju ndihmojë në luftimin e ndryshimeve të disponimit të pas lindjes apo edhe depresionit të pas lindjes. Çdo vonesë me procesin e larjes së foshnjës dhe ndryshimet e mëdha në vetë procesin e temperaturës së foshnjës, do e vonojnë këtë proces më të rëndësishmin pas lindjes. Menjëherë pas lindjes, vendoseni foshnjën, mbi gjoksin tuaj në mënyrë që ajo të mund të pushojë gjoks mbi gjoks. Kthejeni kokën e foshnjës në atë pozitë që të ketë të hapur frymëmarrjen. Mbulojeni foshnjën me një batanije. Sigurohuni që edhe ju të ndiheni rehat, përdorni edhe jastëk dhe uluni në pozitë gjysmë të shtrirë (as ulur as ngritur). Lejoni foshnjën të qëndrojë ashtu së paku një orë menjëherë pas lindjes. I tërë ky proces do të jetë i jashtëzakonshëm për të ardhmen e foshnjës por edhe tuajen si nënë. Vazhdoni të ushtroni kontaktin lëkurë-në-lëkurë për së paku tre muaj.
Verniksi mbron foshnjën nga bakteret
Verniks mbron fëmijën tuaj nga bakteret brenda mitrës dhe siguron një barrierë mbrojtëse kundër bakterieve, kur fëmija kalon nëpër kanalin e lindjes, por edhe krijon një barrierë mbrojtëse kundër infeksionit në ditët e para të jetës. Shtresa mbështjellëse verniks në lëkurën e foshnjës pas lindjes përbëhet nga lipide, proteina, aminoacide dhe shumë komponime me aktivitet antibakterial dhe përveç mbrojtjen e një fëmije në barkun e nënës, verniks dhe shërben si një shtresë mbrojtëse për parandalimin e infeksioneve qe merren gjatë lindjes apo kalimit nëpër kanalin e lindjes.
Vernix është hidratues më i mirë i mundshëm
Vernix është hidratues më i mirë i mundshëm dhe e mban lëkurën të butë dhe te ndjeshme. Verniks vepron si një pengesë dhe parandalon humbjen e ujit, dhe duke pasur parasysh që lëkura e ndjeshme e foshnjës është i prirur për thatësi – verniks është më i miri mbrojtës natyror i lëkurës së fëmijës suaj!
Vernix ndihmon në ruajtjen e tempeaturës dhe ekuilibrin termorregullues
Pas lindjes dhe largimit nga ambienti komod dhe i ngrohtë në barkun tuaj, per foshnjën e e porsalindur mund të jetë e vështirë për të rimarrë veten ne temperaturën “jashte mitre“, dhe verniks ndihmon në rregullimin e temperaturës trupore, ndërsa fëmija është i përshtatur për klimë të re. Çdo larje e mënjehershme do të jetë me mjaft pasoja në ekuilibrin apo termorregullimin e një foshnjeje.
Verniksi ndihmon lëkurën e foshnjës që të përshtatet në botën e jashtme
Pas lindjes mjedisi i jashtëm mund të ketë një efekt mjaft stresues tek i porsalinduri. Verniks mbron nga elementet e botës së jashtme dhe madje përmban vitaminë E, e cila është një antioksidant i fortë dhe ndihmon në uljen e nivelit të stresit tek foshnja.
Ndikon në ritmin e rrahjeve të zemrës dhe procesin e frymëmarrjes
Kontakti i menjëhershëm lëkurë me lëkurë ndikon në stabilizimin e ritmit të rrahjeve të zemrës tek foshnja juaj, gjithashtu ka ndikim edhe ne stabilizimin e vetë procesit të frymëmarrjes (RDS).
Avantazhet për nënën
Ekziston gjithashtu një avantazh për nënën: Verniks gjithashtu siguron mbrojtje për vaginën, e cila është e hapur dhe e ekspozuar gjatë lindjes. Vetitë ushqyese dhe antibakteriale të verniks, lejojë mbrojtjen e vaginës nga infeksionet bakteriale për shkak të traumave gjatë lindjes
A duhet realizuar pastrimi i foshnjës mënjeherë pas lindjes?
Nga të gjitha që u ofruan sipër, është e qartë se më e mira do ishte që foshnja të vendoset mënjeherë në krahrorin e nënës. Të gjitha tjerat mund të presin dhe asgjë nuk ka urgjente. Çdo vonesë në këtë kontakt e veçanërisht pastrimi i mënjehershmëm (larja) do të ketë edhe pasojat e mëvonshme. I tërë ky proces mund të shtyhet për disa orë. Çdo minutë e vonuar në fillim, është minutë dekurajimi dhe pasoja për foshnjën dhe nënën si në procesin e gjidhënjes ashtu edhe në vetë lidhjen dhe sigurinë e nënës dhe foshnjës.
Le të fillojmë me nisje të mbarë dhe ajo nënkupton që brenda pak sekondash pas lindjes, foshnja vendoset në krahrorin e nënës pa e pastruar (lare me ujë).Lejoni të rikthehet në krahrorin e asaj që e mbajti për 9 muaj, lejoni të njihen mënjeherë dhe të rivendosin lidhjen magjike-gjidhënjen, që do t’i mbajë edhe më të lidhur për tërë jetën.
Në vetë momentin e lindjes, në sallën e lindjes insistoni ta realizoni mënjeherë kontaktin lëkurë me lëkurë, pastrimi i foshnjës mund të bëhet pas disa orësh.
Te ata të cilët kanë lindur me prerje cezariane, duhet të insistojnë që ta realizojnë sa më shpejtë kontaktin lëkurë me lëkurë, mënjeherë pasi që nëna të jetë e aftë dhe jashtë anestezionit nëse lindja është bërë me anestezion të përgjithshëm. /Familjadheshendeti.com