Nga Prof. Gjyla Çeliku
Respekte për mësuesit (edukatorët e fëmijëve tanë), nëse flitet për aktivitetet e mia dhe angazhimin tim, këto nuk do realizoheshin edhe pa kontributin e kujdestari të klasës së djalit tim Mamer Shabani të cilin e falenderoj deroj publikisht dhe ju them që ka mësues e profesorë që kujdesen për fëmijët, njejtë si për fëmijët e tyre, ndaj të prekur të gjithë nga rasti i Drenasit ne nuk mund t’i përgjithsojmë fenomenet dhe t’i fusim të gjithë në një thes e t’i njollosim. Apeloj t’i luftojmë, edhe kolegët që pak a shumë i njohin dhe nxënësit u japin infomacione, të shqyrtohen, ndalohen dhe dënohen fenomenet.
Me një rast nuk bën t’ju ulim krenarinë dhe kontributin veteranëve të arsimit, ndaj vazhdoni kokën lart sepse pedofila ka pasur dhe do ketë, por ne do t’i luftojmë dhe nuk lejojmë të shumohen. Policia është siguria jonë, ajo përbëhet nga njerëz të përgjegjshëm, mezi e pritëm ditën të mbrohemi nga policët shqiptarë në Kosovë, nëse qenka një monstrum, s’janë të gjithë dhe unë vazhdoj të apeloj të respektojnë detyrën për të cilën janë betuar për të mbrojtur qytetarët dhe shtetin.
Respekt policisë së Kosovës, mos toleroni të njolloseni nga pedofilë të papërgjegjshëm! Shëndetësia në Kosovë për fat të keq është për të ardhur keq, ndaj spitalet private në Maqedoni biznesin më të madh e kanë nga qytetarët e mi të Kosovës, nga papërgjegjësia dhe bizneset e pista që bëjnë mjekët andej, por them përsëri nuk bën të përgjithsohen, por edhe fenomeni i abortit duhet më shumë të diskutohet dhe vetëdijësohen. Me një abort ti vret një njeri, ndaj STOP dhe s’ka arsyetim.
Vazhdojmë në Kavajë ku një e mitur u përdhunua nga 8 të mitur, a thua të gjithë prindërit janë fajtorët? As këtu s’duhen përgjithësuar, sepse edhe prindi më i keq nuk do donte të shihte djalin e tij si përdhunues, pasi edhe unë vetë jam një prind dhe nesër nëse djali im nuk ndjek hapat tonë s’do të thotë që ne nuk e duam një rrugëtim profesional dhe të moralshëm, sepse unë dhe burri edukojmë gjeneratat si fëmijët tanë dhe sukseset e njejta ia dëshirojmë edhe djalit, por kohërat kanë ndryshuar, teknologjia ka përparuar për të mirë dhe të keq dhe jo çdo gjë e kemi ne në kontrollë.
Unë sot jam krenare me djalin tim, punoj me të si prind i përgjegjshëm, do vazhdoj si nëna për fëmijën, por kjo nuk më garanton që nesër ai nuk do bëjë asnjë gabim, puberteti dhe adoleshenca me raste janë mbi ne dhe ne nuk duhet të paragjykojmë, por të punojmë të vetëdijësojmë. Fenomenet që ndodhën në trojet tona, ndodhin çdo ditë në botë, bile dhe më zi, sepse atje as nuk i lejojnë të lëvizin jashta vetëm fëmijët, nuk mund të lozin vetëm nëpër parqe, s’mund të shijojnë jetën dhe rritjen të lirë, por me stres dhe frikë, ik nga këtu dhe ik nga atje, as në shitore s’mund të lëvizin vetëm. Në trojet tona fëmijët rriten pa stres dhe frikë, të socializuar dhe edukuar me dashuri shqiptare, veti e cila dhe më bën fort krenare. Fenomenet dhe degradimet më lëndojnë shpirtërisht, jam për t’u zmadhuar dhe publikuar sepse ndalojmë dhe trembim të tjerët, por jo për t’u përgjithsuar!
Ne jemi populli më i mirë në botë dhe unë jam krenare me kombin tim!