Nga Mustafa Tërniqi, hoxhë
Kavaja nuk është qyteti i mëkatit siç shkruanin disa gazeta (për rastin e përdhunimit të vajzës minorene nga bashkëmoshatarët e saj), por është rasti i një krimi shoqëror që ky qytet nuk mund ta mbante siç mund ta mbanin qytetet e mëdha.
Kavaja ka qenë dhe vazhdon të jetë qyteti ku njerëzit e duan Zotin, e duan jetën, e duan familjen dhe traditën por në të njëjtën kohë, si të gjitha qytetet e tjera dhe e gjithë shoqëria shqiptare është e rrethuar dhe e bombarduar nga televizjonet, spektaklet, emisionet dhe aktivitetet e ndryshme të mbushura plot antivlera që po e shkërmoqin cdo ditë e më tepër familjen shqiptare.
Për rastin në fjalë nuk është Kavaja qyteti i mëkatit, por është shoqëria shqiptare e dështuar për të parandaluar shthurjen dhe padrejtësitë, ku dhe ajo pak ndërgjegje që u ka mbetur njerëzve edhe atë duan ta zhdukin.
Përvec besimit në Zot dhe vlerave hyjnore qe feja përçon, ruatja e traditave në familje dhe shoqëri është sot për të gjithë domosdoshmëri e patjetërsueshme/Familjadheshëndeti