Përgatiti: Jeton Zenuni
Me rastin e Ditës së Personave me Sindromin Down, e cila shënohet më 21 mars, pesëmbëdhjetë të rinj të lindur me këtë sindrom u mblodhën, në mënyrë që të inkurajojnë të gjitha nënat e ardhshme që janë të brengosura për atë se si do të jetë shëndeti i fëmijëve të tyre …
Këta të rinj dhe të reja i porosisin të gjitha nënat që janë të brengosura se fëmija i tyre do të lindë me sindromën e Daunit, se nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar, sepse fëmija me këtë sindrom do të jetë në gjendje të bëjë gjithçka që dëshiron – të ecë, të flasë, të shkojë në shkollë, të rregullojë biçikletën, të udhëtojë, të jetë i pavarur, të fitojë para dhe t’i ftojë prindërit për drekë, të përqafojë nënën e tij/saj dhe t’i tregojë asaj se e do …
Natyrisht, këta persona të guximshëm thonë se do të ketë momente të vështira … Megjithatë, ata kujtojnë se çdo amësi është e vështirë, por u thuhet nënave të ardhshme të mos shqetësohen, sepse fëmijët e tyre do të jenë të lumtur!
Nëse dëshironi të kuptoni thelbin e dashurisë, nëse dëshironi të ndjeni në shpirtin tuaj se ç’është dashuria pa kushte…shiqojeni videon në vazhdim: