Nga: Mr.Ph.Laureta Berisha Kosumi, farmaciste
SPF (Sun Protection Factor) apo faktori mbrojtës nga dielli, është preparat dermatologjik (aplikim në lëkurë si: krem, gell, sprej, losion etj), i cili bën mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit UVB, lloj ky që shkakton djegien nga dielli, dëmtojnë lëkurën në masë të madhe dhe kontribuon në zhvillimin e kancerit të lëkurës.
Zgjedhja e përditshme për lëkurën tuaj e një faktori mbrojtës SPF
Patjetër duhet të mbani faktor mbrojtës me spektë të gjerë për fytyrën, qafën dhe dekoltenë tuaj.
Spektri i gjerë nënkupton atë spektër që mbron nga të dy llojet e rrezeve UVA dhe UVB. Rrezet UVA janë ato që shkaktojnë rrudha, vija, pika të moshës, por janë gjithashtu të lidhura direkt me kancerin e lëkurës.
UVB janë rrezet që shkaktojnë djegien nga dielli dhe janë të lidhura fort me melanoma malinje dhe karcinoma të qelizave bazale.
Nëse marr krem me faktor më të lartë të mbrojtës, e cila kushton më shumë se një tjetër, a më ofrohet mbrojtje e duhur?
Në përgjithësi mbrojtja që mund të ofrojnë produktet SPF, nuk dallon shumë nga njëra tjetra.
Rekomandohet përdorimi në lëkurë i SPF 15 ose SPF 30 pasiqë SPF më të larta nuk ofrojnë më shumë mbrojtje.
SPF 15 bllokon 93% të rrezet UVB
SPF 30 bllokon 97% të rrezet UVB
SPF 50 bllokon 98% të rrezet UVB
Pra, një mënyrë për të parë këtë është se SPF 30 mbrojtës nga dielli, i’u jep vetëm 4% më shumë mbrojtje se SPF 15.
Nëse lëkura juaj do të digjet pas 10 minutash qëndrimi në diell, aplikimi i një mbrojtjeje dielli SPF15 do t’ju lejojë të qëndroni në diell pa u djegur për rreth 150 minuta (një faktor 15 herë më i gjatë).
Ky është një vlerësim i përafërt që varet nga lloji i lëkurës, intensiteti i dritës së diellit dhe sasia e faktorit mbrojtës të përdorur.
SPF është në fakt një masë e mbrojtjes nga sasia e ekspozimit ndaj rrezeve UVB dhe nuk ka për qëllim që t’ju ndihmojë të përcaktoni kohëzgjatjen e ekspozimit.
Për mbrojtje më të mirë, rekomandohet përdorimin e një mbrojtjeje dielli minimale SPF prej 15, duke aplikuar sasinë e duhur (2mg / cm2 të lëkurës) dhe duke e riaplikuar çdo 2 orë.
17 përbërës në faktor mbrojtës nga dielli, janë miratuar nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave), ku përfshijnë substancat kimike dhe fizike.
Përbërësit kimikë në faktorë mbrojtës nga dielli, si PABA (acidi para-aminobenzoik) dhe cinamatet, absorbojnë rrezet UV dhe konvertojnë rrezatimin e diellit në energji të ngrohjes, ndërsa faktorët fizik (si zink oksidi dhe dioksid titani) shmangin dhe shpërndajnë rrezet, para se të depërtojnë në lëkurën tonë. Të dyja llojet mund të jenë efektive dhe të sigurta nëse përdoren si duhet. Ato janë mineralet që mund të bllokojnë fizikisht diellin, kështu që kërkoni produktet me këta përbërës. Mineralet natyrisht janë edhe antioksidantë, kështu që ata do të luftojnë radikalet e lira në të njëjtën kohë. Antioksidantë janë çelësi në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira. Radikalet e lira gjenden në qelizat e lëkurës sonë, në ajër dhe në çdo gjë, në të vërtetë janë të lidhura ngushtë me ndotjen, dhe si të tilla janë të pashmangshme.
Cilët janë përbërësit e duhur për ju, në produktet me faktorë mbrojtës nga dielli?
Secila kategori e njerëzve ka nevojë për mbrojtje të ndryshme nga rrezet e diellit, si foshnjat dhe fëmijët e vegjël, apo njërëzit me tipe të ndryshme të lëkurës, ngjyrës së lëkurës të moshuarit, si p.sh produktet e formuluara për lëkurë të thatë mund të mos i’u përshtaten njerëzve me lëkurë të yndyrshme, me akne ose rosacea, apo me probleme me alergji të ndryshme në lëkurë, melasma etj.
Cili produkt me faktor mbrojtës është adekuat për lëkurën time?
Për ekspozimin e rastësishëm në diell (ekspozim i përditshëm) kur jeni jashtë vetëm për disa minuta në të njëjtën kohë, zakonisht është e mjaftueshme një faktor mbrojtës i diellit (SPF) prej 15, i cili filtron rreth 93% të rrezatimit UV.
Për ekspozim të zgjatur apo intensiv ( si në deti, bjeshkë, apo qëndrim të gjatë në diell) duhet të përdorni një faktor mbrojtës nga dielli me veprim të gjerë ( jo vetëm në zonën e fytyrës) dhe të qëndrueshëm ndaj ujit, me SPF 30 ose më të lartë. SPF 30 filtron deri në 97% të rrezatimit UV të diellit, SPF 50 filtron deri në 98%.
Për lëkurë që ka prirje ndaj alergjisë, akneve dhe rosaceas:
Pacientët me lëkurë të prirur ndaj alergjisë ose kushte të tilla si aknet ose rosacea, duhet të shmangin produktet që përmbajnë përbërës të ruajtësve ose aromave, si dhe ato që përmbajnë PABA ose oxybenzone si dhe kripërat që përmbajnë alkool!
Pacientët me akne mund të gjejnë formulimet si xhel, të cilat zakonisht përmbajnë alkool, duke ofruar tharje më të madhe të lëkurës dhe kanë më pak gjasa që t’i acarojnë aknet.
Meqenëse disa barna që përdoren për trajtimin e akneve, rrisin ndjeshmërinë e lëkurës nga rrezet e diellit (siq është antibiotiku doksiciklinë) duke e bërë përdoruesin e tyre më të ndjeshëm ndaj djegies dhe dëmtimit të lëkurës, mbrojtja rigoroze ndaj diellit është veçanërisht e rëndësishme në këto raste.
Për lëkurë të thatë:
Lëkura e thatë mund të përfitojë shumë nga hidratuesit që gjinden në faktorë mbrojtës nga dielli. Në hidratues të lëkurës ku përfshihen lanolina, vajrat dhe silikonet si dimetikoni, të cilat janë shumë efektive për lëkurë të thatë.
Për njerëzit me melasma, ata që kanë kaluar kancerin e lëkurës, apo njërëzit me lëkurë shumë të yndyrshme.
Melasma është një problem i zakonshëm i lëkurës. Ajo shkakton ndryshime ngjyrë kafe në ngjyrë kafe në gri, zakonisht në fytyrë. Shfaqet më së shumti në faqe, hundë, ballë, mjekër dhe mbi buzën e sipërme. Ajo gjithashtu mund të shfaqet në pjesë tjera të trupit që marrin shumë rreze dielli, si parakrahët dhe qafa.
Një nga trajtimet më të zakonshme për melasma është mbrojtja nga dielli. Kjo do të thotë të vendoset çdo ditë faktori mbrojtës dhe të riaplikohet çdo 2 orë.
Gratë kanë më shumë gjasa të marrin melasma më shumë se sa meshkujt. Është shumë e zakonshme gjatë shtatzënisë se melasma nganjëherë quhet “maskë e shtatzënisë”. Hormonet gjatë shtatzënisë duket se nxisin melasma.
Për pacientët me melasma dhe ata që kanë pasur kancer të lëkurës, faktori mbrojtës SPF 30+ rekomandohet çdo ditë për mbrojtje shtesë.
Për tonet më të errëta të lëkurës:
Individët me lëkurë të errët shpeshherë konsiderojnë se nuk kanë nevojë për faktor mbrojtës nga dielli, megjithatë djegia mund të vie si rezultat i dëmtimit të ADN-së nga ekspozimi ndaj rrezatimit të dëmshëm UV të diellit.
Njerëzit me ngjyrë të errët mund të jenë gjithashtu të kujdesshëm ndaj përdorimit të produkteve me faktor mbrojtës fizik, sidomos të produkteve me titan, sepse ato mund të duken të lëmuara dhe të bardha në lëkurën e tyre.
Për njerëz më të moshuar:
Megjithëse njerëzit e moshuar mund të kenë marrë sasi të mëdha të rrezeve të diellit gjatë ekspozimit të dritës UV gjatë jetës së tyre, ata mund të përfitojnë nga përdorimi i produkteve me faktor mbrojtës nga dielli. Në çdo moshë, ekspozimi i pambrojtur i diellit rritë rrezikun e zhvillimit të kancerit të lëkurës, gjithashtu përshpejton plakjen e lëkurës, duke çuar në pika të moshës dhe rrudhave.
SPF është një pjesë e rëndësishme e regjimit të mbrojtjes nga dielli që duhet të përfshijë edhe kërkimin e hijes, shmangjen e rrezikut UV dhe veshjen e veshjeve mbrojtëse, duke përfshirë një kapelë të gjerë dhe syzet e dielli UV mbrojtëse.
Qëndrueshmëria
Shumica e produkteve me faktor mbrojtës SPF kanë qëndrueshmëri 12 deri në 18 muaj pas hapjes, por nëse ato janë ekspozuar ndaj temperaturave të larta ose rrezeve të diellit, kjo qëndrueshmëri do të reduktohet. /www.familjadheshëndeti.com