Mr.Ph.Laureta Berisha Kosumi, farmaciste

Marrja e stimuluesve seksual sidomos te moshat e shtyera (gjinia mashkullore) paraqet një varg rreziqesh shëndetësore, madje deri në fatalitet. Këto barna ndërveprojnë me shumë barna tjera dhe kanë një varg efektesh anësore. Sildenafil përdoret për të trajtuar problemet e funksioneve seksuale mashkullore (impotencën).

Ky produkt mund të përmbajë përbërës joaktivë, të cilët mund të shkaktojnë reaksione alergjike ose probleme të tjera.

Para përdorimit të këtij bari (gjithsesi do duhej të mirrej vetëm me recetë) tregoni mjekut tuaj ose farmacistit nëse keni këto probleme shëndetsore si: probleme të zemrës (të tilla si: sulme në zemër ose ritëm i çrregullt i zemrës, dhimbje gjoksi në anën e majtë, dështimi i zemrës), infarkt në 6 muajt e fundit, sëmundje të veshkave, sëmundje të mëlçisë, presion të lartë ose të ulët të gjakut, leukemi, (mieloma e shumfishtë), probleme të syve (ky bar shkakton probleme në shikim)

Efektet anësore përfshijnë: Ngrohtësi ose skuqje në fytyrë, qafë ose gjoks, hundzënie, dhimbje koke, dhimbje stomaku, të përziera, diarre, problemet e kujtesës, paaftësi për të dalluar midis ngjyrës së gjelbër dhe blu, humbja e dëgjimit, ushtimë në vesh dhe marramendje.

Si efekte të mëdha anësore të tyre mund të paraqiten ndryshimet e vizionit të tilla si: rritja e ndjeshmërisë ndaj dritës, vizion i paqartë, tendosje shtesë në zemër, veçanërisht te personat që kanë probleme me zemër si: marramendje e rëndë, fishkëllimë, dhimbje kraharori / dhimbje në krahun e majtë, të përziera, efekte të cilat mund të çojnë në infarkt. Te personat me sëmundje të zemrës, diabet, kolesterol të lartë, disa probleme të tjera të syrit, presion të lartë të gjakut, moshat mbi 50 vjeç dhe te personat duhanpirës, marrja e këtyre stimuluesve mund të qojë në verbim në njërin ose të dy sytë.

Si ndërveprime të këtij bari mund të cekim:

Sildenafil mund të shkaktojë një rënie serioze të presionit të gjakut kur përdoret me nitrate (si nitroglicerin, isosorbid). Me alfa bllokator (të tilla si doxazosin, tamsulosin) të cilat përdoren për të trajtuar zgjerimin e prostatës./www.familjadheshendeti.com