Nga Majre Levenishti, psikologe shkollore dhe edukimi
Fëmijët zhvillojnë një vete të brendshme, në të cilën ndodhen mendimet private, ndjenjat dhe dëshirat që nuk i di asnjë tjetër, përveç nëse fëmija vendos t’a ndajë këtë informacion me të tjerët.
Në përgjithësi, fëmijët janë optimist sepse kanë mundësi të mësojnë një aftësi të re, të kenë sukses dhe të përfundojnë një detyrë nëse do të vazhdojnë të përpiqen, kjo është një bindje që quhet “Atribuimi i lidhur me arritjen” ose vetë-efikasitet. Vetëvleresimi formohet nga burime të ndryshme, siç është aftësia në shkollë, aftësia në sport, shoqëritë, marëdheniet me përkujdesësit dhe nga detyra të tjera ndihmëse si lojra etj.
Sikurse dhe zhvillimi emocional, në vetëkonceptin e një fëmije mund të ndikojnë faktorë të jashtëm dhe të brendshëm. Për shembull, temperamenti i një fëmije mund të ndikojë mënyrën se si e sheh veten dhe aftësitë e tij për të përfunduar një detyrë.
Fëmijët me temperament të lehtë kanë prirjen të provojnë disa herë diçka dhe të menaxhojnë mirë frustrimet dhe sfidat. Temperamentet më të vështirë mund të frustrohen shumë lehtë dhe të dekurajohen nga sfidat apo ndryshimet në mjedis.
Fëmijët që përballen mirë me frustrimet dhe sfidat, kanë më gjasa t’a mendojnë veten të suksesshëm, të vlefshëm dhe të mirë. Fëmijët që dekurajohen lehtë dhe frustrohen, shpesh dorëzohen kërkojnë për më shumë mbështetje për të përfunduar një detyrë. Këta fëmijë mund të kenë një vetëvlerësim të ulët, nëse besojnë se nuk do të jenë të suksesshëm dhe të vlefshëm.
Bashkëmoshatarët kanë një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e vetëkonceptit. E mira është krijimi i një mjedisi shoqëror që ai të marrë dhe të jap feedback pozitiv (edhe nese ai se gjen dot vet, t’ia ndërtojnë prindërit).
Gjithashtu, faktorët e jashtëm siç janë mesazhet nga njerëzit e tjerë, ndikojnë në perceptimin e vetes. Fëmijët që marrin feedback pozitiv për aftësitë e tyre nga prindërit, kujdestarët dhe mësuesit (edhe nëse nuk janë të suksesshëm aty) kanë vetëvlerësimin e lartë. Nga ana tjetër, nëse prindërit, mësuesit, kujdestarët janë negativ apo ndëshkues ndaj përpjekjeve të fëmijëve për sukses, ose nëse e injorojnë apo kritikojnë rregullisht këto arritje, fëmijët do të kenë imazh negativ për veten dhe një vetëvlerësim të ulët.
Ndërsa një fëmijë që tërë kohën lihet jashtë loje, ngacmohet ose dhunohet nga fëmijë të së njëjtës moshë ose nga më të mëdhenjtë, mund të zhvillojë një vetvlerësim të ulët. Shumë fëmijë që janë dhunuar rëndë fizikisht & ose emocionalisht kanë performancë të ulët në shkollë, bëhen agresiv ose të tërhequr, të depresuar ose anksioz.
UDHЁZIME PЁR RRITJEN E VETЁVLERЁSIMIT
Krijimi i një sensi të vetë-kompetencës Ndihmojini fëmijët të fokusohen në pikat e tyre të forta:
-Shpjegojini se të gjithë e bëjnë diçka të mirë
-Kërkojini që të bëjnë ose të thonë një listë me pikat e tyre të forta.
Analizoni situatat në të cilat fëmijët thonë “nuk mund ta bej”,
-A nënkuptojnë “Ndihem i paaftë “.?
-A nënkuptojnë “ Nuk do ta bej sepse kam frikë nga dështimi dhe mos aprovimi”?
-A nënkuptojnë “ Nuk kam dëshirë të bej atë që thua, sepse dua të bëj diçka tjetër?
Jini të vëmëndshëm për të kuptuar mesazhe të fshehura në disa komunikime verbale
-“Më lër mua ta bëj “(Ti nuk je i aftë )
-“Më pëlqeu mënyra se si e the atë histori “(Ti je i aftë)
-“Mos më shqetëso (Ti je i parëndësishëm)
-“Je 5 vjeç, duhet të jesh në gjendje të kuptosh dhe të bësh si një 5 vjeçar” (Je idiot)
-“Ke pesë yje, se mos herën tjetër më sjell ndonjë “dobët” (Ji perfekt ose nuk do të më kënaqësh)
Theksoni suksesin dhe jo dështimin:
–drejtoni vëmëndjen në numrin e përgjigjeve të sakta.
-vlerësoni krijmtarinë dhe qartësinë e të menduarit.
Planifikoni aktivitete në mënyrë që të rriten mundësitë e fëmijëve për të pasur sukses:
-në vend të një qëllimi të madh të vetëm, krijoni shumë qëllime të vogla.
-jepini burimet e duhura kur janë të domosdoshme.
Ofrojini lojra dhe aktivitete që promovojnë përfshirjen dhe jo përjashtimin:
-planifikoni aktivitete që përfshijnë të gjithë anëtarët e familjes .
-organizoni punët e shtëpisë në mënyrë që anëtarët e familjes të punojnë së bashku.