Nga Laureta Berisha Kosumi, farmaciste

Ç’është një reaksion alergjik?

Sistemi imunitar është përgjegjës për mbrojtjen e organizmit kundër baktereve dhe viruseve patogjene. Në disa raste sistemi imunitar na mbron edhe ndaj substancave që zakonisht nuk paraqesin kërcënim për trupin tonë. Këto substanca njihen si alergjene dhe kur organizimi reagon ndaj tyre, kjo shkakton një reaksion alergjik.
Mjekët gjithashtu mund të përdorin alergjenë për të diagnostikuar alergjitë e ndryshme dhe mund t’i injektojnë në trupin tonë si një formë trajtimi.

Ç’është Penicilina?

Penicilina i takon një grupi të rëndësishëm antibiotikësh të quajtur beta (ß) -laktam, antibiotikë të cilat përgjithësisht janë të efektshëm në çrrënjosjen e infeksioneve bakteriale të zakonshme, si dhe janë relativisht të lira si produkte, andaj për këtë arsye përdoren gjerësisht për të trajtuar infeksionet e lëkurës, veshit, sinusëve dhe infeksionit të sipërm të rrugëve të frymëmarrjes.

Kjo klasë e antibiotikëve përfshin penicilinën dhe derivatet e penicilinës siç janë ampicilina dhe amoksicilina, si dhe cefalosporinat, monobaktamët, karbapenemet dhe inhibitorët beta-laktamazë ( me acid klavulanik).

Ç’është alergjia në penicilinë?

Reaksionet e hipersensitivitetit (alergjisë) janë problemi kryesor në përdorimin e barnave të grupit të Penicilinës. 
Alergjia në Penicillinë është një reagim jonormal i sistemit tuaj imunitar ndaj barnave të këtij grupi të antibiotikëve.
Sistemi jonë imunitar supozohet të luftojë bakteret patogjene ( bakteriet që shkaktojnë sëmundje). Por, ndonjeherë organizmi ynë e lufton edhe mjekimin me barna. Kjo është ajo që ndodhë nëse jeni alergjik ndaj penicilinës. Sistemi imunitar mendon se është një pushtues ndaj organizmit tonë dhe dëshiron të shpëtojë prej tij.

Cilat janë simptomat e alergjisë në penicilinë?

Simptomat e shfaqjes së alergjisë në penicilinë mund të shfaqen brenda një ore.
Mbindjeshmëria është reagimi i saj më i rëndësishëm që shkakton: nauze (të përziera, mundim), vjellje, pruritus (kruajtje), urtikarie (ushla në lëkurë), probleme të frymëmarrjes, edemë (ënjtje) të laringut dhe përfundimisht kollaps kardiovaskular. 
Në raste të rralla, mund të ndodhin reaksione më serioze anafilaktike si:
• Ënjtje të gjuhës, fytit dhe buzëve
• Simptoma respiratore të tilla si vështirësi në frymëmarrje, kollitje, ngushtësi në gjoks
• Humbja e vetëdijes (e shkaktuar nga presioni i ulët i gjakut).

Trajtimi i këtyre reaksioneve zakonisht përfshin një antihistaminik dhe nganjëherë një kortikosteroid oral ose intramuskular, ndërsa te reaksionet e rënda duhet trajtim në kushte spitalore me epinefrinë.

Kush mund të ketë alergji në penicilinë?

Çdokush mund të jetë alergjik ndaj këtij grupi antibiotikësh, por gjasa më të mëdha kanë personat:
• Alergjik ndaj barnave të tjera
• Personat me HIV
• Epstein-Barr një lloj virusi herpes
• Personat që kanë familjarë të afërt që janë alergji në penicilinë
• Alergji të tjera, si ethet e sojës
• Personat që kanë marrë shpesh penicilinë, për një kohë të gjatë ose në doza të larta, kanë gjasa ndaj një reagimi të keq të barit.

Si mund të diagnostikohet alergjia në Penicilinë?

Alergjia në penicilinë mund të vlerësohet nga një alergolog/ imunolog i cili do të marrë një histori të kujdesshme ndaj pacientit dhe do të realizojë testet e lëkurës.
Në shumë raste pas rezultateve negative të testeve të alergjisë, jepen edhe një dozë orale e penicilinës, e ndjekur nga një periudhë vëzhgimi. Nëse nuk ka reagim, pacienti nuk është në rrezik të ketë një reaksion serioz të mënjehershëm dhe më pas mund të përdoret penicilina. Brenda 2 deri 3 orësh përfundon realizimi i testeve.

Alergjia në penicilinë tek fëmijët?

Një alergji në penicilinë mund të shkaktojë reaksione alergjike që kërcënojnë jetën, por për fat të mirë shumica e fëmijëve me alergji ndaj penicilinës kanë reaksione të buta, duke çuar në skuqje të thjeshta të lëkurës.

Nëse fëmija juaj ka vetëm urtikarie (ushla në lëkurë) ka të ngjarë të vëreni zonat e ngritura në ngjyrë të kuqe në rozë në lëkurën e fëmijës suaj, të cilat shkaktojnë kruarje,paraqiten në madhësi të ndryshme dhe do të kalojnë për disa orë. Çdo urtikarie individuale nuk duhet të zgjasë më shumë se 24 orë.

Nëse kjo ndodh, atëherë fëmija juaj mund të ketë një skuqje të ngjashme të lëkurës, siç është Erythema multiforme dhe jo vetëm urtikarie.

Erythema multiforme është një lloj i reaksionit alergjik që gjithashtu mund të shkaktohet nga një alergji penicilinë ose nga barna tjera, infeksione bakteriale ose infeksione virale. 

Ndryshe nga urtikariet të cilat vijnë dhe lehtë largohen, skuqja nga erythema multiforme zakonisht vazhdon të përhapet dhe mund të zgjasë një deri në dy javë.

Simptoma të tjera të eritema multiforme mund të përfshijnë ethe, dhimbje, ndryshime në gojë dhe skuqje e syve.

A është fëmija im alergjik në penicilinë?

Për fat të keq, alergjitë penicilinë mund të jenë më të vështira për t’u diagnostikuar se sa mund të imagjinojnë prindërit.

Për një gjë, shpesh ka konfuzion nëse një fëmijë në të vërtetë ka një reaksion alergjik ose thjesht ka një skuqje virale. 

Dhe mos harroni se edhe nëse fëmija juaj ka një reagim të vërtetë alergjik, mund të shkaktohet nga diçka tjetër dhe marrja e penicilinës mund të jetë një rastësi. Shumë gjëra të tjera përveç penicilinës mund të shkaktojnë reaksione alergjike dhe urtikarie, duke përfshirë:

– Ushqimet si: kikirikët, vezët, arrat qumështi, grurë dhe sojë.
– Aditivët në ushqime ose barna,
– Infeksionet e ndryshme e veçanërisht infeksione virale
– Kafshimet e insekteve
– Qumështi
– Ekspozimi ndaj nxehtësisë, të ftohtit ose ujit, pavarësisht temperaturës.

Të keni parasysh se alergjitë në
penicilinë janë të zakonshme, nëse fëmija juaj po merr penicilinë dhe ka një reaksion alergjik, pediatri shpesh do të supozojë se është duke u shkaktuar nga penicilina dhe thjesht të shmangë atë antibiotik në të ardhmen. Nëse fëmija juaj është tashmë alergjik ndaj disa antibiotikëve, ose nëse dëshironi të konfirmoni nëse fëmija juaj është vërtetë alergjik ndaj penicilinës, duhet të konsultoni mjekun alergolog në mënyrë që të bëni testet alergjike të lëkurës për të ndihmuar në diagnostikimin e alergjisë.

Trajtimi tek fëmijët

Përveç ndalimit të penicilinës që mund të shkaktojë reaksion alergjik tek fëmija juaj, fëmija duhet të trajtohet me një antihistaminik, për të lehtësuar simptomat e urtikaries dhe kruajtjeve.

Reaksionet më të rënda alergjike mund të duhet të trajtohen me steroide dhe / ose një injeksion epinefrin.

Çfarë ju duhet të dini për alergjitë në Penicilinë?

Gjëra të tjera për të dini rreth alergjive penicilinës përfshijnë:

Nëse fëmija juaj është alergjik ndaj penicillinës, atëherë duhet të shmangur amoxicilin, ampicilinën dhe çdo antibiotik të ngjashëm me penicilinë.

Shumica e ekspertëve mendojnë se fëmijët me një alergji ndaj penicilinës mund të marrin antibiotikë të tipit cefalosporinë, edhe pse ekziston një rrezik i vogël për të pasur një reaksion alergjik ndaj këtij tipi të antibiotikëve gjithashtu.

Edhe pse një reaksion alergjik mund të shkaktohet brenda disa minutave deri në orët e marrjes së një doze të penicilinë, mund të duhen ditë ose javë që një antibiotik të shkaktojë urtikarie në fëmijët tuaj. Gjithashtu, fëmija juaj mund të ketë marrë antibiotikun dhe nuk ka pasur një reagim më parë, dhe pastaj papritur ka një reagim herën tjetër që ai e merr

A duhet t’ia kujtoj pediatrit nëse kemi persona alergjik në familje?

Kujtoj pediatrin nëse fëmija juaj është alergjik ndaj penicillin kurdo që të merrni një recetë, poashtu nëse keni persona alergjik në familje.
Antibiotikët duhet të përshkruhen vetëm në rrethana shumë të veçanta. Antibiotikët nuk duhet të jepen “vetëm në rast” kur fëmija ka nevojë për to, ose për ndonjë infeksion të drejtpërdrejtë viral pasi kjo mund të çojë në efekte anësore dhe komplikime të panevojshme.

Më e rëndësishmja, mbani në mend se shumë prindër mendojnë se fëmijët e tyre janë alergjik ndaj penicilinë kur në të vërtetë ata nuk janë. 

A duhet patjetër të ipet vetëm eritromicinë në rast alergjie apo edhe antibiotikë tjerë?

Zakonisht mjekët e përshkruajnë eritromicinën tek alergjitë në penicilinë për qështje sigurie, mirëpo mund të ipen edhe antibiotikë tjerë cilën nuk hyjnë në këtë grup të barnave.

Mjeku patjetër duhet ta shkruajë CAVE PENICILINE në recetën e pacientëve alergjik në këtë bar. /www.familjadheshendeti.com