ROTACIZMI

Nga: Adelina Haxhiu, Logopede

Është shumë e këndshme të dëgjosh fjalët e para të fëmijës, edhe nëse ato nuk i thotë mirë, edhe atëherë kur shkronjat i zëvendëson ose nuk i artikulon fare. Për shembull kur në vend se të thonë “dera” thonë ‘’dela’’; “tleni” në vend të “treni”; ‘’matja’’ në vend të ‘’macja’’ etj. Por, kjo e folur mund të jetë e tolerueshme deri në një moshë, përafërsisht 5.5 vjeçe. Mirëpo, nëse fëmija është më i rritur dhe nuk mund të artikuloj drejtë tingujt, ai mund te rrezikojnë të ketë çregullim të artilulimit. Dhe një nga to është edhe rotacizmi, ku kjo i referohet pamundësisë së artikulimit të tingullit të / R /, më së shumti ndodh, kur shqiptimi i / R- së / tingëllon më shumë si / L / ose si / J /.

Fjala rotacizëm vjen nga gjuha latine ’’rochacism’’, që nënkupton përdorim të veçantë ose të tepruar të tingullit / R /. Fjala latine erdhi nga fjala antike greke ‘’rhôtakismós’’, që do të thotë të përdoret gabimisht “rho“.

Hulumtimet na tregojnë se 7.5% e fëmijëve të shkollave fillore kanë një çrregullim artikulimi të shkronjës / R /.

Dhe për shumë njerëz, shkaqet e rotacizmit janë relativisht të panjohura, sidomos për të rriturit. Ndërsa te fëmijët, një nga shkaqet më të shpeshta është për shkakë se prindërit ose kujdestarët, ju flasin fëmijëve si për përkëdheli me të folurit bebe, edhe atëherë kur ata janë një moshë më të madhe. Në këtë rast fëmija nuk mund të mësoj se si ta artikuloj tingujt dretjë.

P.sh. në vend se ti thuhet ‘’ jaa erdhi babi nga puna’’, i thuhet ‘’jaa eliii babi nga puna’’, ose ‘’ ku është tleni’’ në vend se te thuhet ‘’ku është treni’’ etj.

Shkaqet tjera te rotacizmit:
Sa i përketë aspektit organik mund të jetë nga qarja e qiellzës, e buzës, ankylogllosia (peri i gjuhës) etj., po ashtu mund të jetë edhe nga një gjendje siç është paraliza cerebrale. Ku shpesh ajo që ndodh gjatë të folurit nuk është e mjaftueshme, sepse ose nuk e lëviz gjuhën në mënyrë të saktë, (p.sh. lart, para, prapa në varësi të pozicionit të tingullit), ose mund të jetë që personi lëviz buzët në vend të gjuhës, ky mund të jetë një gabim ku bën që tingulli mos të artikulohet drejtë. Pra, nëse gjuha nuk është e fiksuar mirë më herët, mund të jetë tepër e vështirë të përmirësohet dhe të mësohet pozicioni për çdo tingull. Nëse ju nuk e korrigjoni në fillim, ajo mund të jetë shumë e vështirë për tu përmirësuar më vonë.

Për fëmijët e çdo gjuhe, tingulli / R / zakonisht cilësohet se është një ndër tingujt më të vështirë për t’u zotëruar, dhe shpesh fëmijët përfundojnë me çregullim të artikulimit.

Disa përpiqen të fshehin vështirësin e tyre duke shmangur fjalët me tingullin R.

Se si ta dini se kur është koha për të kërkuar ndihmë nga logopedi, në përgjithësi këtu keni disa udhëzime që mund t’ju ndihmojnë:

A është fëmija juaj i irrituar kur përpiqet të flasë?
A është e vështirë të kuptohet kur flet ?
A është e folura e fëmijës një burim dëfrimi apo ngacmimi nga të tjerët?
A është mosha kur të gjithë tingujt do duhej formohen sa i përketë artikulimit, ose kur çrregullimet e artikulimit në përgjithësi kanë tendencë të zhduken? (Në këtë rast tingulli, / r / duhet të zotërohet deri në moshën 4 vjeçe).

Mundësitë e Trajtimit:
Së pari ju si prindër do të duhet të bëni një vlerësim tek logopedi për fëmijët tuaj, pas vlerësimit ju do të vendosni nëse fëmija do të rritë problemin apo përmirësoj.

Logopedi shqyrton të gjitha fushat e aftësive të komunikimit të fëmijës, bën një vlerësim të thellë të çrregullimit të veçantë, në këtë rast të tingullit / R / , dhe cakton diagnozen.

Pas diagnozës, duhet të fillohet me terapi logopedike.

Trajtimi përfshinë shumë opsione, mund të përfshijë vizita javore, të shtuara me detyrat e shtëpisë dhe udhëzimet e praktikës. Terapia do të kryhet me një periudhe prej shumë javësh, pasuar nga një pushim. Një vizitë përcjellëse do të kërkohej për të shqyrtuar përparimin.

Në trajtim i mundshëm është edhe përdorimi i një mekanizmi të prekshëm si ‘’Speech Buddies’’, mjete këto që do të ndihmonin izolimin e zërit dhe sigurimin e vendosjes së duhur të gjuhës për shqiptimin e saktë te tingullit / R /.

Pavarësisht nga terapia që ju zgjidhni për trajtimin e çrregullimit të artikulimit të fëmijës tuaj, mënyra më e mirë është me ndërhyrjen e hershme. /Familjadheshendeti.com