Sindroma Brown

Nga: Dr. Anita Syla Lokaj
Specialiste e Oftalmologjisë

Sindroma Brown ndryshe quhet edhe sindromi i tetivës së muskulit oblikf superior është çrregullim në lëvizjen e syve.
Ky sindrom mund të jetë prezent në lindje pra kongjenital ose mund të paraqitet si shkak i ndonjë problemi tjetër pra i fituar!
Syri i njeriut ka 6 muskuj,4 nga këta muskuj janë të drejtë dhe 2 oblikf ku përme s tyre bëhet levizja e syve.
Disa nga këta muskuj bëjnë lëvizjen e syve lartë,poshtë,disa djathtas e majtas ose edhe rrotullimin e tyre.
Brown sindroma karakterizohet nga kufizimi i elevimit apo ngritjes së syrit lart gjatë shikimit brenda.
Kjo vie si rezultat i shkurtimit apo ngurtësimit të tetivës së muskulit oblikf të sipërm nga proceset e ndryshme inflamatore,traumatike,intervenimet kirurgjike.
Diagnostifikohet gjatë egzaminimeve rutinë oftalmologjike.
Trajtimi-nëse pamja binokulare(shikimi me të dy sytë në një pikë të vetme)dhe pozita e kokës janë normale nuk ka nevojë pë trajtim.
Trajtimi bëhet kur ka probleme në shikim,devijim të syve dhe pozitë abnormale të kokës.
Qëllimi i intervenimit kirurgjik është të mundësojë krijimin e kyshteve për lëvizje të lirë të syrit. /Familjadheshendeti.com