Nga: Latif Hoxha – Specialist i Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë
Trajtimi i çrregullimeve mendore është fokusuar kryesisht tek ato raste që janë më të rënda dhe kjo është në rregull për aq kohë sa nuk lihen fare anash rastet që janë më pak të rënda, sepse për fat të keq vuajtja e tyre mund të mos shihet si diçka urgjente dhe rrjedhimisht t’i prolongohet trajtimi deri kur ata të jenë në një fazë kur realisht trajtimi do të ishte më pak efektiv apo do të zgjaste më shumë.
Hulumtime të shumta kanë vënë në pah, që çrregullimet mendore ndikohen fuqishëm nga rrethanat e klientit dhe nga vet personaliteti i tyre, pra çdo person jeton në një kontekst dhe nuk mund të merret në izolim nga ato që e rrethojnë.
Aspektet sociale të çrregullimeve mendore janë të dukshme për shumicën e njerëzve: kushte të rënda banimi, vështirësitë financiare, mungesa e mbështetjes familjare, ndarjet në një marrëdhënie, stresi i punës etj. të gjitha kontribuojnë në distresin emocional të atyre që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor të tilla si ankthi e depresioni, pra çrregullimet mendore nuk janë thjesht vetëm në një organ apo brenda individit, ato janë gjithashtu relacionale dhe kontekstuale (Asen et al, 2004).
Hulumtimet që janë bërë për efektivitetin e antidepresantëve (Greenberg et al., 1994) kanë vënë në pah një sërë efektesh anësore të tyre dhe rrjedhimisht kanë ndikuar që klientët në raste të ndryshme të ndërprejnë terapinë e sapofilluar.
Metaanaliza e 19 studimeve (2.318 klientë), kanë rezultuar që 75 % e përfitimeve nga përdorimi i antidepresantëve janë rezultat i placebos dhe vetëm 25 % i efektit të ilaqit (Kirsch & Sapirstein,
Nëse e vëreni që keni shpesh tendenca për të gjykuar të tjerët apo të kontrolloni njerëzit tjerë, atëherë ky është një indikator i rënies së vetëbesimit dhe vetëvlerësimit tuaj!
Përderisa çrregullimet psikologjike trajtohen vetëm si diçka fizike dhe nuk u jepet hapsirë psikologëve, relapset janë të mëdha dhe trajtimet janë afatshkurte, ndërkohë që duhet pasur parasysh që edhe çrregullimet tjera mjeksore duhet trajtuar edhe nga prizmi psikologjik, pasi që hulumtimet kanë nxjerrë në pah që edhe efektiviteti i ilaqeve është më i madhë kur kemi një trajtim te këtillë multidiciplinar.
Medikalizimi i ndjenjave është joproduktiv dhe më shumë ushqen varësinë se sa që promovon reziliencen dhe aftesitë e shkathtësitë që do ndihmonin njerëzve në tejkalimin e problemeve të shëndeti mendorë me të cilat ballafaqohen ata!
Profesionistët mjeksor, të gjithë pa perjashtim, duhet të kenë kujdes shumë më tepër për fjalët që i thonë pacientëve të tyre, se sa për ilaqet që jua japin, pasi që një fjalë e tyre mund t’i shkatërrojë pacientët përgjithmonë ose mund t’i shërojë edhe pa filluar t’i marrin ilaqet që jua përshkruajnë!
Prandaj kujdes, bisedoni, njihuni me personalitetin dhe aspektin e funksionimit psikologjik të pacientave tuaj para se t’i komunikoni një informacion sado i saktë dhe profesional që mund të jetë ai!Fjala është më e fuqishme se gjithçka tjetër! /Familjadheshendeti.com