Nga: Latif Hoxha – Specialist i Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë
Sa po kuptohen çrregullimet psikologjike nga vetk klientët dhe rrethi i tyre social dhe cili është roli i mbështetjes sociale në trajtim?
Në ditët e sotme rolet kanë ndryshuar, pritshmëritë janë rritur, fitimi material ka zënë rrënjë para gjithçka tjetër e në veqanti para kujdesit për vetën. Shumë njerëz e konsiderojnë punën si shumë stresuese, madje edhe rritja dhe edukimi i fëmijëve është bërë stresues për shumicën e njerëzve.
Shikimi i televizorit në mbrëmje nuk na ndihmon dot që të jemi të shëndetshëm mentalisht dhe emocionalisht. Familjet e zgjeruara, që kanë ikur tanimë vite më herët, me të gjitha të metat që kanë pasur, kanë pasur një rol të rëndësishëm mbështetës, të cilin familjet e sotme nuk e kanë. Vala e madhe e ndarjeve në martesë dhe problemet në marrëdhënie, fatkeqsisht po mbjellin farën e problemeve të ardhshm brenda gjeneratave që po vijnë.
Shumë njerëz ndjehen të izoluar dhe të papërkrahur. Mesazhi që të rinjët sot marrin nga mediat dhe nga kultura e tanishme është ai i kënaqësisë së menjëhershme dhe i ndjenjës që kjo kënaqësi i takon me të drejtë atyre. Një nga dobësitë e mirëqenies aktuale duket se është ajo që njerëzit po marrin gjithnjë e më pak përgjegjësi për vetën e tyre, qoftë për veprimet e tyre qoftë për gjendjen e tyre emocionale.
Gjithsesi një pjesë e çrregullimeve psikologjike në mënyë të pavetëdijshme represohen dhe mohohen nga vetë klientët dhe në raste tjera keqkuptohen apo nuk kuptohen fare, për shembull angazhimi i tepërt në punë dhe aktivitete të ndryshme është shpesh një përpjekje për të mposhtur ankthin, apo shtyerja e punëve dhe afatëve gjithashtu është një nga karakteristikat e atyre që mund të kenë nevojë për ndihmë! Jo rrallë humori depresiv ngatërrohet me dembelinë! Njerëzit që përballen me humor depresiv për fat të keq gabimisht shihen nga të tjerët si dembel! Njerëzit që përballen me një humor depresiv, e dinë fare mirë çfarë duhet bërë dhe se aktivizimi i tyrë do t’i ndihmojë por ata thjeshtë nuk mund ta bëjnë këtë, prandaj ata frustrohen edhe më shumë se sa të tjerët që i kritikojnë për pasivitetin e tyre, prandaj duhet kuptuar dhe përkrahur ata për t’i motivuar!
Ata që përballën me një çrregullim psikologjik, shumicën e rastëve e dijnë çfarë duhet bërë por kanë nevojë për dikë që t’i ndihmojë si duhet bërë, për shembull ata e dijnë fare mire se duhet larguar mendimet negative dhe duhet menduar pozitivisht, por ju duhet ndihmë nga një profesionist se si duhet ta arrijnë këtë! Ata ndjehën sikur janë në një kurth psikologjik që e dijnë mirë që duhet disi të dalin nga aty, thjesht ju duhet dikush t’i ndihmojë duke i treguar si ta bëjnë këtë. Ajo që më së shumti i lëndon njerëzit që kanë një problem psikologjik, është mosbesimi nga të tjerët, moskuptimi nga të tjerët, nga ata që i kanë gjithmonë afër, nga ata në të cilët i duan shumë e në të cilët kanë llogaritur shumë gjithmonë.
Dhe kur them moskuptimi, nuk pres që të gjithë të kuptojnë çrregullimet psikologjike por flas për përpjekjet për të kuptuar se si ata ndjehen, se si ata po përpiqen shumë që ta tejkalojnë gjendjen, se si ata përfundimisht më shumë se çdo kush tjetër dëshirojnë të bëhen mirë dhe t’i kthehen normalitetit, dhe në tërë këto përpjekje të mundimshme, ata presin që të paktën të tjerët, familjarët, shoqëria e rrethi, ta besojnë këtë.
Përfundimishit si profesionist i shëndetit mendor, rekomandoj fuqishëm tek të gjithë, që të kenë durim, të përpiqen të kuptojnë dhe ta besojnë gjendjen nëpër të cilën kalojnë njerëzit që përballen me një çrregullim psikologjik, të jenë në krahë të atyre që kanë nevojë për mbështetje qoftë edhe pa folur asnjë fjalë, thjeshtë të jenë aty për ata.
Mbështetja e sinqertë e familjes, miqve e të afërmve, mbështetja sociale në përgjithsi, me ose pa psikoterapi, është e qenësishme në ndihmën e njerëzve të cilët përballën me një çrregullim psikologjik. /Familjadheshendeti.com