Nga: Florina Lladrovci – Mastër i Ekolgjisë
Zhurma është sëmundje bashkohore e njerëzve e cila është bërë aq e pakëndëshme sa kanë filluar kritika te medha si në zonat urbane, industriale dhe vendbanimet rurale. Tani çdo vendbanim dhe vend pune është ekspozuar dhe nënshtruar zhurmës.
Zhurma dëmton shqisën e te degjuarit dhe neuronet në sistemin nervorë qendrorë. Zhurma është pengesë kudo që jemi, te marrim shembull mjedisin shkollorë gjatë zhvillimit te procesit mësimorë, ku zhurma zvogëlon degjueshmërinë dhe çrregullon proceset e te menduarit dhe perqendrimit në mësim.
Kush e shkakton zhurmën?
Zhurmën e shkaktojnë automjetet e ndryshme, objektet industriale (fabrikat), objektet në ndertim dhe çdo burim që liron tingull jasht normales.
Si ta zvogëlojmë zhurmën?!
Mos ia leshoni zërin e lartë radios, televizionit qoftë në shtëpi, banesë,rrugë, treg apo në automjete.
Mos përplasni dyert në shtëpi, klasë, zyre, ashensorë apo makinë.
Mos drejtoni automjetet me defekt dhe që shkaktojnë zhurmë te tepruar.
Mos i bini burisë pa nevojë dhe në mënyrë te pa kontrolluar.
Në vendet ku punoni në zhurmë te madhe duhet pa tjetër te perdorni antifonë.
Veproni sa më shpejt për te izoluar zhurmën sepse është faktorë çrregullues.
Mbillni sa më shumë drunjë, pisha, pem te mëdha gjethegjëra sepse ato e zvogëlojnë zhurmën deri 30%.
Spitalet, qerdhet, shkollat duhet te jenë sa më larg rrugëve ku ekspozimi i zhurmës është më i vogël. /Familjadheshendeti.com