Kërkesa e madhe për marrjen e tabletave për shtyrjen e ciklit menstrual

Mr. Ph Laureta Berisha Kosumi – Farmaciste

Është mjaft shqetësuese kërkesa e madhe për të marrë tableta për shtyerje të ciklit, sidomos gjatë stinës së verës, në kohën e pushimeve. Këto tableta hormonale në mbi 90% të rasteve mirren pa konsultë me mjekun gjinekolog, mirren vetëm pse dikush nga miqtë ose familjarët ua kanë dhënë këtë ide, mirëpo edhe kur konsultohen me mjekun e tyre, në shumicën e rasteve (gjithmonë me përjashtime) e vetmja gjë që u thuhet është “shkoni n’barnatore dhe vetëm u thuani më jepni tabletat e duhura për shtyrje cikli dhe u’a japin”!

Së pari nuk jipen aq thjeshtë tabletat hormonale të cilat bartin një varg rreziqesh nëse përdoren pa nevojë ( në këtë rast total pa nevojë), pastaj pozita e vështirë që na servohet nga ana e mjekut përballë pacientit, ku shumëherë përmes telefonit na thonë “jepja, a kaq tragjike po e bëni aa”!

Më poshtë keni të detajuar shkrimin rreth barnave që mirren për shtyerjen e ciklit menstrual

• NORETHISTERONE ( Emër i mbrojtur: Primolut Nor), i përket grupit të barnave që quhen progestogje apo hormone femërore.

Përdorimi

  • Për të trajtuar përiudha të parregullta (cikël menstrual të çrregullt), të dhimbshme ose të rënda;
  • Për të trajtuar endometriozën;
  • Për trajtimin e sindromit premenstrual (i njohur edhe si tensioni premenstrual, PMS ose PMT);
  • Për të vonuar ciklin menstrual

• Nuk duhet ta përdorni këtë bar në këto raste:

  • Nëse jeni alergjik ndaj norethisteronit ose ndonjë përbërës tjetër të këtij bari;
  • Nëse jeni shtatzënë ose nëse mendoni se mund të jeni shtatzënë;
  • Nëse jeni gjidhënëse;
  • Nëse keni pasur ndonjë problem me qarkullimin e gjakut. Kjo përfshin një koagulim gjaku (trombozë) në këmbë (trombozë e thellë në venë), mushkëri, zemër, tru ose në ndonjë pjesë tjetër të trupit.
  • Nëse jeni duhanpirëse
  • Nëse keni diabet ngaqë ky bar mund të shkaktojë ndryshime në nivelet e sheqerit në gjak.
  • Nëse jeni mbipeshë (BMI ≥ 30 kg / m2)
  • Nëse keni presion të lartë të gjakut
  • Nëse keni një çrregullim të valvulave të zemrës ose një çrregullim të ritmit të zemrës (probleme me zemrën)
  • Nëse keni pasur trombozë
  • Nëse vuani nga migrena, astma ose probleme të veshkave;
  • Nëse vuani nga epilepsia;
  • Nëse keni një inflamacion të venave;
  • Nëse keni njolla kafe në fytyrë si melasma, duhet të shmangni ekspozimin ndaj diellit dhe dritës ultravjollcë gjatë marrjes së këtij bari.
  • Nëse keni vuajtur më parë nga depresioni;
  • Nëse keni ndonjë simptomë të mpiksjes së gjakut, siç është dhimbja në gjoks, mungesa e pashpjegueshme dhe shpesh e papritur e frymëmarrjes, kollitje,
    nëse keni ndonjë gjendje që ju bën më të rrezikuar nga një mpiksje gjaku (trombozë)
    nëse keni vuajtur ndonjëherë nga një migrenë me shqetësime vizuale;
  • Nëse keni (ose jeni duke u shëruar) nga një sëmundje e mëlçisë.

Efekte anësore

Arsyet për ndalimin e menjëhershëm të Norethisteronit:

  • dhimbje koke e jashtëzakonshme që nuk ka ndodhur më parë;
  • Ndryshime të papritura në shikimin, dëgjimin ose të folurit tuaj;
  • Nryshime të papritura në shqisa;
  • Simptomat e formimit të koagulimit të gjakut;
  • Dhimbje të pazakonshme në këmbë;
  • Ënjtje e pazakontë e krahëve apo këmbëve
    -Dhimbje e mprehtë në gjoks dhe kollitje pa asnjë arsye të dukshme etj.

Këtu ceka vetëm një numër të caktuar të arsyeve dhe këshillave pse nuk duhet të përdoret ky bar pa rekomandim të mjekut, andaj kujdesuni për shëndetin tuaj, pakujdesi të tilla kushtojnë dhe nuk e vlenë që për arsye objektive të mirren barna të tilla hormonale. /Familjadheshendeti.com