RESURSET UJORE NË KOSOVË

Nga: Florina Lladrovci – Mastër i Ekologjisë

Uji është faktor esencial për jetë, prodhim te energjisë se ripërtritshme, por në kushte te jashtëzakonshme është edhe kërcenim i madh për jetën dhe hapsirën jetësore. Ujërat nuk njohin kufij dhe përmes qarkullimit te vet natyrorë janë në dispozicion te vazhdueshëm. Ujërat nuk janë resurese te pashterrshme dhe për këtë kerkojnë mbrojtje të veçant.

Kosova ka resurse te kufizuara ujore për kokë banori, për këtë arsye mbrojtja, ruajtja dhe zhvillimi i resurseve ujore është shumë i rëndesishëm dhe ndër sfidat me te mëdha mjedisore.

Në aspektin hidrologjike Kosova është e pasur me ujëra sipërfaqësore dhe nëntokësore te cilat përfaqësojnë 80% te burimeve të ujit që përdoret për pije. Burimet kryesore te ujërave sipërfaqësore në Kosovë janë te përfshira në 4 pellgje: pellgu i Drinit, Ibrit, Lepencit dhe Morava e Binqës. Shfrytëzimi i ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore është bërë në mënyrë te pakontrolluar dhe pa planifikim te caktuar, prandaj ka ardhur deri te varfërimi i ujrave. Kësaj dukurie i kanë kontribuar rritje e kerkesave te mëdha te amvisrisë, blegtorisë, industrisë.
Ndikimi më i madh është bërë në rajonet aluviale të lumenjeve ku është bërë nxjerrja e rërës dhe zhavorit në mënyrë te pakontrolluar për qëllime komerciale, ndertimi i seperacioneve, objekteve te ndryshme pranë brigjeve te lumenjeve. Të gjitha këto veprime kanë ndikuar në humbjen e ujit dhe rënjes se kualitetit te ujit.
Faktorë tjerë në renjën e kualitetit te ujit kanë mbatjet e amvisrisë, blegtorisë, industrisë (fabrikave te ndryshme) te cilat me anë te kanalizimeve këto ujëra i derdhin në lumenjë ose afër brigjeve te tyre. Nga ndikimi i këtye ndotësve ka ardhur deri te zvoglimi dhe zhdukja e disa llojeve bimore dhe shtazore, ku ripërtritja e tyre është e pamundur.
Resureset ujore te vendit tonë janë shumë te rendësishme: si resurese për pije, blegtori, ujitje, ekonomi (gjuajtja e peshqeve), turizmi, rekreacioni etj.

PERDORIMI I UJIT PËR PIJE

Uji i pijes në vendin tonë monitorohet (kontrollohet) nga Institituti Kombetarë për Shëndetin Publik në nivel qendrorë, por ka edhe zyrat rajonale përmes tyre operojnë Kompanitë Rajonale te Ujësjellsit.

Ku mbi 99 % e rezultateve janë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

PERDORIMI I UJIT PËR UJITJE

Në vendin tonë sistemi për ujitje praktikohet me shekuj në formë te shiut artificial (sprinkler) pjesa tjetër e ujitjes bëhet me kanale ose ujitje sipërfaqësore.

Perveç ujërave sipërfaqësore Kosova ka edhe ujërat nëntokësore si burime gjeotermale te cilat burojnë në pjesë te ndryshme të Kosovës (Banja e Pejës, Pokleku, Podujevës, Deçanit etj.).
Këto burime termale përdoren për qellime terapeutike. Vendbanimet e ujërave termale shërbejnë edhe si burim i sulfidit te hirdogjenit, metanit dhe amoniakut te cilat mund të përdoren si burim i gazit për energji. Duke shfrytëzu potencialin e ujërave termale mund te krijohen mundësi për zhvillimin e turizmit, hotilerisë dhe për qellime rekreative. /Familjadheshendeti.com