Nga: Antigona Kajtazaj-Miftari logopede
Çka është mutizmi selektiv?
Si duhët të trajtohët?
A mund të behët serioze një gjëndje e tillë dhe cilët janë hapat qe duhët të ndërmarr familja?
Mutizmi selektiv është paaftësia për të folur përballë të tjerëve ,bëhet fjalë për një shqetësim të rrallë.
Mutizmi selektiv paraqitët dy herë më tepër tek vajzat sesa tek meshkujt.
Mutizmi selektiv është një çrregullim ku karakterizohët nga aftësia për të folur në një situat (p.sh.në shtëpi) dhe paaftësi në një tjetër ambient (p.sh.qerdhe ,shkollë) .
Origjin kanë ankthin dhe panikun,fillon nga mosha 2 -3 vjet ndersa mosha kur ai ka nevojë për trajtim ēshtë 5 dhe 6 vjeç.
Si duhët të trajtohët?
Trajtohët me terapi të sjelljës (Behavioral Therapy) ,medikamente ose te dyja.
Për fëmijët e vegjël që janë në kopshte fillohët me terapi të sjelljês.
Për të rritur nese nuk ka dhënë rezultat terapia e sjelljes atëherë përdorën medikamente.
Kur fëmija adaptohët me terapistin atëherë terapisti duhët të shkojë dhe në shkollē më të ,të punojë ,poashtu mësuesja dhe familja luajnë rol të rëndësishëm.
A mund të bëhet serioze një gjëndje e tillë dhe cilët janë hapat që duhët të ndërmarr familja?
Nēse nuk trajtohët ky çrregullim pasojat janë të mëdha në marrëdhenjët me të tjerët ,në ambientet e shkollës,shoqërisë ,por edhe të punës.
Së pari e dallon problemin mèsuesi,edukatori pastaj tregojnë problemin prindërve,gjë qe nuk duhët të neglizhohët nga familja.
Për disa prind është e vështirë të pranojnë sesi fëmija flet rrjedhshëm në shtëpi ndersa në qerdhe apo shkollë fare.
Trajtimi mund të jetë i plotë,mund të jetë i pjesëshëm ,varët nga gjëndja e fëmijës ,por sa me herët që fillon trajtimi aq me të shpejta janë rezultatet dhe me efektive. /Familjadheshendeti.com